Policia serbe ja rrëmbyen burrin dhe katër djemtë më 27 mars 1999. Dy djemtë e gjetur ja kishin djegur, derisa burri dhe dy djemtë e tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. Për një grua si Ferdonija koha nuk po lëvizë. Lodra, topi i futbollit dhe dhomat e tyre vazhdojnë të jenë ashtu si i lanë.
Kujtesë e tmerrshme se si jetët e tyre përfunduan. Më 17 shkurt bëhen 13 vjet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, por Ferdonija e vuan secilin vit, derisa nuk merr vesh për fatin e burrit dhe dy djemve të saj.
Ajo është gjallë për të treguar historinë e saj e tmerrin që ka kaluar gjatë luftës nga policia serbe dhe që po e përjeton për 22 vjet.
Ferdonije Qerkezi para kësaj periudhe të luftës, ishte një bashkëshorte e dashur e një nënë e përkushtuar për katër bijtë e saj.
Kjo shtëpi muze ndodhet në qytetin e Gjakovës, në shtëpinë tashmë të shpallur muze të familjes së Halim dhe Ferdonije Qerkezit.
E kjo shtëpi si ashtu e para 22 viteve, në çdo cep të murit të kësaj familje është historia e bashkëshortit, Halimit, djemve Artanit, Ardianit, Armendit dhe më të voglit Edmondit.
Kjo është gruaja e cila nuk është e vetmja e cila pret me duart e saj në gji, kthimin e bijve të saj e të bashkëshortit, edhe pse në vitin 2005 u janë gjetur trupat e dy djemve të saj Artanit dhe Edmondit.Top of Form
Nëna Ferdonije, për arbresh.info, ka treguar se vuan prej diabetit e prej tensionit të lartë.
“Gjendja nuk është shumë e keqe por edhe e mirë jo, sepse vuaj prej sheqerit prej tensionit të lartë, por iu falënderohem zotit që jam mirë me mend dhe më këmbë”
Prejardhja e zonjës Ferdonije është nga Gjakova, e është bija e Malush Kumnovës, dhe e bija e Xhejlanës, e motra e gjashtë vëllezërve.
“Vitin ’98 e kujtoj si një familje 8 anëtarëshe, unë, bashkëshorti, nënë e katër djemve dhe dy nuseve, ku në vitin 1998 i kam martuar dy djemtë. Kemi qenë një familje e lumtur. Atëherë kanë qenë rrethanat e policisë serbe, nga ta kemi pasur maltretime”, ka treguar ajo.
Ajo tregon më mall për nuset e saja që në vitin 1998 i ka martuar, por nuset e saja kanë pritur deri në vitin 2004, që të kthehen kufomat e tyre, e pas këtij viti ata kanë krijuar familjet e tyre.
“Në vitin 1998 i ka martuar, por nuset e saja kanë pritur deri në vitin 2004, kanë pritur 5 vite e gjysmë, që të kthehen kufomat e tyre, e pas këtij viti ata kanë marrë rrugën e tyre, kanë krijuar familjet e tyre. Sa kemi ndenjur gjatë kësaj kohë kemi qenë të lumtur me nuset e me familjen. Edhe pse nuk i kam pasur bashkëshortin dhe djem, me to kam kaluar shumë mirë, si qika i kam pasur”, tregon nëna Ferdonije.
Arrestimin e asaj dite e kujtoj si të këtë ndodhur sot 27 marsi i 1999-ës, ka qenë ditë e shtunë. Kemi qenë në shtëpi 23 anëtarë. E këta policë na kanë thënë që mos të pranojmë refugjatë por të rijmë në shtëpi.
Ferdonija e përmend edhe një milic serb të asaj kohë, me emrin Dragan.
“Dragani në tha të mos pranojmë refugjatë, sepse neve nuk na besonin. Kanë qenë dy policë në podrum e dy polic jashtë podrumit. Ata kanë kërkuar raki, e bashkëshorti i ka thënë që “nuk kemi raki”, ata na thanë, “ju keni dugajë, keni qebaptore, keni se vazhdimisht mbani”, vazhdon rrëfimin e saj duke treguar tmerrin e asaj dite të shtunë të 27 marsit te vitit 1998.
Ajo tregon edhe për Draganin që asnjë informatë nuk kanë marr vesh për të, e thotë se nuk ka marr masa për të as shteti e as askush.
Ferdonija tregon edhe për kthimin e saj në shtëpi me 31 mars të vitit 1998.
“Tek vëllai Muharrem Kumnova, kam ndenjur deri me 30 mars, e tre muaj të luftës kam ndenjur me nuset në Gjakovë, në shtëpi të nënës e të babës. Prej 27 marsit të vitit 1999 e deri në 2005-ën, nuk kam marr vesh asgjë për bashkëshortin dhe djemtë, e në vitin 2005 kam marr vesh për Artanin dhe Edmondin”, ka thënë ajo.
Nëna Ferdonije kërkon ta shoh trupin e djalit të saj Ardianit, ku në vitin 2008, janë gjetur rrobat e tij e trupin nuk e ka parë.
“Në vitin 2008 kam informatë vetëm për trupin e Ardianit, ku teshat janë e trupi nuk është. Jam interesua por në atë kohë ka qenë UNMIK-u, e tash është EULEX-i, e ka qenë në morg të Rahovecit e prej morgut të Rahovecit, janë shkuar në morg të Prishtinës. Nuk kam informatë, është çështje e pazgjidhur”, rrëfen ajo./Elmedina Ballazhi/arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK