Kisha Ortodokse Serbe po synon të shtrijë protestat edhe në veri të Kosovës.
Kohëve të fundit është shtuar propaganda serbe, duke i dhënë konotacion etnik çfarëdo incidenti.
Javë më parë, Dalibor Jevtiqi, i Listës Serbe i dha konotacion etnik një rrahje që kishte ndodhur në Istog, duke propaganduar se po përdorej për qëllime të zhvendosjes së serbëve të kthyer.
Por, pas raportimit të lajmit nga burime të arbresh.info se sulmi nuk ishte bërë nga shqiptarë, Jevtiqi e konfirmoi se bëhej fjalë për persona të nacionalitetit egjiptian.
Para disa ditësh, për një “sulm” tjetër në Graçanicë u pretendua t’i vihej faji shqiptarëve, por burime brenda Policisë së Kosovës konfirmojnë se bëhej fjalë për një vjedhje nga të rinj serbë që ishin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Lajmin e raportoi kosovo-online, një portal i afërt me zyrtarë të Listës Serbe.
Portali arbresh.info merr vesh nga burime ndërkombëtare se kjo propagandë po “gatuhet” nga Beogradi zyrtarë, dhe se Kosovës i kanoset një situatë e krijuar mes viteve 2004-2008.
Ditë më parë, arbresh.info raportoi edhe një takim mes nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq me politikanët serbë Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq.
Radojqiqi vazhdon të kërkohet nga institucionet e drejtësisë në Kosovës në lidhje me hetimet për vrasjen politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Në takimin e tyre, nën direktivat e shefit të BIA-së serbe, Bratislav Gashiq, u diskutua për organizimin e protestave në veri të vendit, duke u përmendur edhe protestat e Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi.
Kosova ka ndarë miliona euro për riparimin e kishave serbe, të dëmtuara në trazirat e marsit të vitit 2004.
Por, protestat në Malin e Zi pasuan për shkak të Ligjit për lirinë fetare që u miratua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Ligji u kërkon bashkësive fetare që të ofrojnë dëshmi të qarta mbi pronësinë, dhe kjo kërkesë sipas Kishës Ortodokse Serbe, është hartuar për t’i marrë pronat e saj.
Udhëheqja e kësaj kishe thotë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të konfiskojë pronat e saj duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera.
Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 nga Serbia. Në vitin 2017 u bë vend anëtar i NATO-s, dhe aktualisht është një nga vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që po përparon në hapa të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Nacionalistët serbë në Mal të Zi dhe Serbi kurrë nuk e kanë njohur plotësisht ndarjen e Serbisë nga Mali i Zi, për të cilin ata pretendojnë se është një territor historik serb, sikur që vazhdojnë të kenë këtë qasje edhe për Kosovën./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person