Këshilli i BE-së emëron për 12 muaj Lajčákun si Përfaqësues Special të dialogut Kosovë-Serbi

11:47 | 3 Prill 2020
arbresh.info

Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi sot, Miroslav Lajčák si Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

“Detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës [1], përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës dhe të kontribuojnë në konsistencën dhe efektivitetin e veprimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në vendimin e  Këshillit, shkruan arbresh.info.

Kosova përmendet me fusnotën se ky përcaktim nuk cënon pozicionet mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Lajčák do të marrë detyrat e tij menjëherë, me një mandat fillestar prej 12 muajsh, raporton arbresh.info.

Lajčák është një diplomat sllovak që më parë ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018). Ai ishte Përfaqësues Special i BE-së për Bosnje-Hercegovinën nga 2007-2009, ndërsa gjithashtu vepronte si Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar atje. Si një i dërguar personal i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Lajčák negocioi, organizoi dhe mbikëqyrë referendumin për pavarësinë e Malit të Zi në 2006 në emër të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit Specialë të BE-së promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone të caktuara dhe vende, si dhe çështje me shqetësim ose interes të veçantë për BE-në. Ata luajnë një rol aktiv në përpjekjet për të konsoliduar reformat, stabilitetin dhe shtetin logjor. Përfaqësuesit e Parë Specialë të BE u emëruan në 1996. Aktualisht, nëntë EUSR mbështesin punën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme