Google ADS

Këshilla se si t’i mbroni fëmijët nga gripi

10:06 | 16 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sezoni i vjeshtës dhe i dimrit çdo vit përcjellë viruse të ndryshme që shkaktojnë probleme shëndetësore tek fëmijët.

Lule Shala, pediatre në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), për arbresh.info, tregon disa këshilla për prindërit se si të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë kësaj sezone, duke treguar edhe për simptomat e para tek një fëmijë.

“Simptomat e para të gripit fillojnë në rrugët e frymëmarrjes, ftohja e lehtë, para influenca shkaktohet nga viruset por dallohet nga gripi sepse ka simptomat më të lehta, pasi që temperatura nuk është shumë e lartë.  Ndërsa tek gripi temperatura është më e lartë zgjatë më shumë dhe ka dhimbje të muskujve dhe plogështi të gjithë trupit. Kjo ndodh më shumë tek fëmijët foshnje, fëmijët më të rritur e tejkalojnë më lehtë sepse kanë imunitetin më të fortë, fëmija kur ka temperaturë ne preferojmë tu jepet Paracetamol”, tha ajo.

Tutje, thotë se prindërit nuk duhet t’i dërgojnë fëmijët e tyre në vende të mbyllura kolektive, ku konsumohet duhani. Pasi që higjiena e pastër është shumë e rëndësishme që mos të qarkullojë virusi.

“Si fillim duhet të merren këto masa parandaluese fëmijët duhet t’i shmangen vendeve të mbyllura kolektive ku ka njerëz me tepër ku pihet duhani, vendi duhet me u ajros kur nuk është fëmija aty. Gjithashtu, këshillat më të mira kishin qenë me ju shmang vendeve kolektive në shkolla në çerdhe, dhe  fëmijët me të rritur kur të teshtitë apo kolliten  duhet ta vendosin dorën në gojë, dhe që t’i pastrojnë duart rregullisht, po ashtu edhe nënat kur i ushqejnë fëmijët t’i pastrojnë duart, mos t’i përdorin gotat e njëjta, kjo vlen për të rriturit e po ashtu edhe për fëmijët, sepse nëse është gjendja gripoze sillet në një vend dhe preken të gjithë,  por më i prekuri është fëmija i vogël. Ajrosja e dhomës dhe një higjienë sa më e pastër është shumë e rëndësishme që mos të qarkulloj virusi”, tregon ajo.

Gjithashtu pediatrja këshillon që gjatë kësaj sezone fëmijët të konsumojnë sa më shumë pemë perime.

“Vitaminat më të mira merren përmes ushqimit, pemë, perimet, gjithashtu vitamina C dhe varësisht si është gjendja, kur ka humbje të apetitit dhe për ta tejkaluar këtë gjendje duhet t’i fitojë vitaminat përmes lëngjeve, ushqimit, dhe çajërave, të gjitha këto jepen si terapi për ta lehtësuar gjendjen”, thotë ajo.

Sipas saj ndotja e ajrit është faktori kryesor. Ajo këshillon prindërit t’i dërgojnë fëmijët e tyre në vende ku ka gjelbërim dhe ajri është më i pastër.

“Ndotja e ajrit është faktori kryesor që po shkakton, sepse ne edhe kur ajrosim dhomën përsëri ajri është i ndotur, por të paktën me ju shmang vendeve ku ka gjendje gripoze të paktën prindërit fëmijët mos t’i marrin në ato vende. Ndërsa jashtë është mirë në vende ku ka gjelbërim sidomos në Gërmi pasi që është ajri pak më i pastër”, ka thënë Shala./A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme