Vetëm gjatë vitit 2021 kanë ndodhur 97 raste të keqtrajtimit dhe të braktisjes së fëmijëve bën të ditur Policia e Kosovës.
“Dhe, gjatë vitit 2022 deri më tani kanë ndodhur 36 raste të kësaj vepre penale”, thonë për arbresh.info në polici.
Ditëve të sotme ndodh shumë shpesh që dëgjojmë raste kur keqtrajtohen fëmijët nga prindërit.
A duhet prindërit të kenë një dozë kontrolli tek rutina ditore e fëmijët e tyre, duke filluar nga kontrollimi i telefonit.
Rrjetet sociale konsiderohen shpesh si shkak që rinia po degjenerohet, shumë prindër nuk i kontrollojnë fëmijët e tyre se me kë shoqërohen, gjatë bashkëbisedimit çfarë tema bashkëbisedojnë etj.
Por ndodh edhe më shpesh që prindi të jetë shumë i rreptë dhe të përdorë dhunë mbi fëmijën, kjo pastaj vjen deri tek ndërhyrja e Qendrës Sociale për Punë Sociale në Kosovë.
Udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) Musa Demiri , thotë se vetëm në rrethanat kur ka arsye për të dyshuar se një fëmijë është duke pësuar dëme serioz në shëndetin e tij fizik ose mendor, ose është në rrezik për diçka të tillë brenda familjes së tij, mund të merret në konsideratë heqja e tij nga përkujdesja e prindit ose prindërve ose përkujdesësit tjetër të tij.
Përveç në rast të masave afatshkurtra emergjente, fëmija nuk hiqet nga përkujdesja e prindit ose prindërve ose përkujdesësve të tij pa pëlqimin e tyre apo pa urdhër të gjykatës, shtoi ai për arbresh.info.
“Nëse një zyrtar i shërbimeve sociale, i licencuar nga ministria përkatëse për këtë destinim, ka arsye të besoj se ekziston rrezik serioz imediat për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e një fëmije, ai profesionist mundet, me kompetencat që ka, të hyjë në çdo ndërtesë dhe të vendosë fëmijën në një vend të sigurt ku do t’i ofrohet përkujdesja për një periudhë të caktuar jo më të gjatë se shtatëdhjetë e dy orë”, tha Demiri.
Kush më shumë, e kush më pak ka faj ose përgjegjësi në këto raste sociologu, Shaip Hasani, mendon se po aq sa kanë faj prindërit që i bëjnë presion fëmijëve, po aq kanë edhe fëmijët për kohën që e jetojnë me ata prindër, që kanë probleme dhe kjo vjen pastaj deri tek ngarkesa psikologjike të fëmijës.
“Këto janë dy anë të cilat edhe njërën edhe tjetrën duhet me e zgjidh vetëm në aspektin institucional dhe atë punë e kryejnë psikologët në Kosovë, me i sqaru të dyjat, për aq sa ka mundësi prindi ta shikojë anën e vetë dhe fëmija ta kuptojë se çfarë kërkon prindi dhe anasjelltas që mos të vijë deri te dhuna ose te depresionet e ndryshme”, tha Hasani.
Kjo dukuri është shtuar dukshëm edhe në vendin tonë, keqtrajtimi apo braktisja e fëmijëve konsiderohet si vepër penale.
Legjislacioni aktual në Kosovë sqaron se interesat më të mira të fëmijës zakonisht përmbushen kur nevojat e zhvillimit të tyre fizik dhe psikologjik plotësohen brenda kontekstit të familjes natyrore të tij.
Prandaj Ministria përkatëse dhe ata që veprojnë në emër të saj duhet të bëjnë çdo përpjekje të promovojnë mirëqenien e fëmijës në suaza të familjeve të tyre biologjike përmes ofrimit të përkujdesjes dhe këshillimit social dhe, në raste të jashtëzakonshme, asistencës materiale./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...