Google ADS

Karantina në Nashec, Haskuka: Ka me qenë si në hotel

09:57 | 8 Prill 2020
M. A.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vizituar pushimoren në Nashec e cila tashmë është shndërruar  në objekt karantinimi.

Së bashku me kamerën e arbresh.info, kryetari Haskuka, ka vizituar të gjithë objektin i cili është rinovuar ekstra për këto raste.

“Janë 15 dhoma me 60 shtretër, janë edhe disa dhoma tjera me të vogla. Është kërkuar nga ministra e Brendshme ku mund të bëhen karantina të tjera në Prizren”.

“Është bërë renovimi i të gjitha objekteve të pushimores dhe të gjitha janë rregullu. Është rregulluar gëlqerosur dhe dezinfektuar. I kemi pajisur me shtretër e nxemje. Tani po bëhët furnizimi I sallës për ushqim dhe do të jetë i gatshëm”, thotë kryetari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme