Në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë nga kjo javë mësimi ka filluar të zhvillohet në shkollë por që secila klasë është e ndarë në dy grupe dhe nxënësit e një klase në këtë mënyrë duhet të vijnë në shkollë me dy ndërrime.
Pavarësisht kësaj, disa lëndë janë duke u zhvilluar në platformën online, por jo të gjithë nxënësit kanë pajisjet për të ndjekur mësimin.
Edhe pas kaq muajve nga fillimi i pandemisë Ministria e Arsimit nuk ka arritur t’i sigurojë të gjithë nxënësve pajisje elektronike.
“Po kanë pajisje, disa kanë edhe mungesa. Ne si shkollë deri me tani nuk kemi bë ndonjë zgjidhje, mirëpo Ministria e Arsimi dhe DKA-ja kanë bërë shpërndarjen e disa llaptopëve dhe disa mjeteve tjera nëpër shkolla të tjera ku ka qenë nevoja më e madhe se Fushë Kosova i ka edhe specifikat e veta ka edhe komunitete, ka edhe pjesë që kanë nevojë ma të shumta dhe janë më të izoluar, kështu që janë bartë atje llaptopët”, thotë drejtori i gjimnazit “Hivzi Sylejmani”, Amir Pllana në Fushë Kosovë.
Në Ministrinë e Arsimit thonë se aktualisht janë mbuluar të gjitha kërkesat për pajisje për ndjekjen e mësimit online.
“Diku nëse nuk gaboj janë 9 mijë nxënës që janë vlerësuar prej herës së kaluar po tash i kemi mbuluar i kemi siguruar pajisjet kështu që kësaj radhe deri me tash nuk kemi raste të lajmëruara. Po janë bërë krejt vlerësimet janë siguruar pajisjet, janë tu u shpërnda kështu që për momentin vetëm prej periudhës kaluar kemi të dhëna, aktualisht janë të mbuluar krejt sipas kërkesat”, deklaron, Djellza Kukaj, këshilltare e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.
Por, Drejtori i këtij gjimnazi në Fushë Kosovë ka treguar se kanë bërë kërkesë për fëmijët që kanë nevojë për llaptopë.
“Ne si shkollë kemi bë disa kërkesa për të marrë llaptop për ata fëmijë që kanë nevojë, por tash niveli te klasët e dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta gati të gjithë nxënësit posedojnë nga një telefon dhe nëpërmjet telefonit ata mund të punojnë”, thotë Pllana.
Kjo shkollë po ndjekë mësimin online në edukatën fizike, në lëndën me zgjedhje, në detyrat e shtëpisë, në orët e shkencave të natyrës ku ka nevojë, në gjuhë dhe në komunikim, lexim etj, në romane.
Me këtë rast mësimdhënësit e këtij gjimnazi po punojnë më dy ndërrime me nxënësit, pra katër orë të plota nga 30 minuta për një orë në ndërrimin e parë dhe katër orë në ndërrimin e dytë.
Ndryshe Ministria e Arsimit këtë viti, vitin e ri shkollor për shkak të pandemisë e ka filluar me dy faza.
Faza e parë e mësimit ka filluar me 14 shtator ndërsa faza e dytë me 21 shtator.
Faza e parë, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1,2,3,6 dhe 10 kanë filluar mësimin me 14 shtator sipas skenarit A (me prezencë në shkollë), ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.
Faza e dytë ka filluar më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë./arbresh.info/R.Rexhepi/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...