I shkarkuari nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefi ka thënë se do të shkojë në punë si gjithë.
Kjo pasi që vendimin për shkarkimin e tij e cilëson politik dhe jashtëligjor, e për këtë nuk e njeh.
“Njoftimin për shkarkim e ka dhënë ministrja Rozeta Hajdari, që është shkelje jashtëzakonisht e madhe ligjore, ndërhyrje direkte në vendimmarrjen e menaxhmentit dhe bordit. Përderisa i shoh këto vendime politike, çdo vendim politik për mu është i panjohshëm, për shkak se kam ardhë në këtë pozitë si person jo politik dhe me procedura ligjore tërësisht jo politike”, tha ai për arbresh.info.
Tutje Istrefi tha se shkarkimi i tij u bë nga një zyrë jashtë Telekomit, që mund të jetë edhe nga zyra e Vetëvendosjes.
“Do të shkojë në punë si gjithë, kallëzim penal ndaj ministres Hajdari, si dhe dy anëtarëve të bordit që kanë ardhur në mënyrë të jashtëligjshme. Janë emëruar dje në 18:30, sot është mbledhë bordi është ndërpre mbledhja, e jashtë Telekomit apo edhe në zyrën e Vetëvendosjes”, tha Istrefi.
Ai ka paralajmëruar padi për ministren Rozeta Hajdari dhe dy anëtarët e bordit të emëruar dje./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...