Ish-kryeministrat e Kosovës edhe pse kanë përfunduar detyrën e tyre si shefa të qeverisë po vazhdojnë të “mjelin” buxhetin e Kosovës.
Isa Mustafa, tashmë është më i pranishëm në Kryeministri, ndoshta për shkak të rrethanave politike, për t’i qëndruar afër kryeministrit, Avdullah Hoti.
Ai ka një zyre në objektin e Qeverisë së Kosovës, një asistente në atë zyre, si dhe përcjellje VIP nga Policia e Kosovës.
Portali arbresh.info, mëson se Mustafa shpesh shkon në këtë zyrë që e ka në qeveri e që në të është e punësuar një asistente që në kohen sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj, ishte Vlora Dumoshi si asistente e Isa Mustafës e që paguhej nga buxheti i Kosovës.
Por, këto bënifite dolën telashe për Ramush Haradinajn.
Albin Kurti kur mori postin e kryeministrit të Kosovës, nuk i nënshkroi këto benifite për ish’ kryeministrin, Ramush Haradinajn.
Portali arbresh.info, mëson se vendimi për përfitimin e këtyre privilegjeve nuk i’a nënshkroi Albin Kurti, pasi kishe për qëllim të ndërronte ligjin që ju ofrojnë këto të mira nga buxheti i Kosovës ish-krerëve të lartë shtetëror.
Ani pse Kurti nuk i nënshkroi këto, kur erdhi në postin e kryeministrit, Avdullah Hoti i nënshkroi edhe për Ramush Haradinaj edhe për Albin Kurtin, që të ketë një zyre ne qeverinë e Kosovës, një asistente, përcjelljen VIP nga Policia e Kosovës dhe pagën 70 % nga shuma totale e pagës si kryeministër.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë se këtë zyre nuk e shfrytëzon Ramush Haradinaj, por e kanë konfirmuar se këto të mira i shfrytëzon kryetari i AAK-së, dhe është e punësuar një asistente që shkon kohë pas kohe në zyrën që gjendet në Qeveri.
E nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë kthyer përgjigje nëse Kurti shkon në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës, por lideri i VV-së, shihet me përcjellje nga Policia e Kosovës.
Sipas Ligjit për përfitimin e ish-zyrtarëve tё lartë, neni i 3.1, thotë se këto të përfitime vlejnë për të gjithë ata që ushtruan këtë detyre mbi 6 muaj.
Duke përfshirë edhe deri në 1200 euro shpenzime si telefoni, interneti, raporton arbresh.info.
Stafi i ish-funksionarit të lartë paguhet sipas rregullave të shërbimit civil në fuqi.
E veja ose i veu dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare të secilit ish Zyrtar të Lartë kanë të drejtë të marrin një përfitim monetar në një vlerë vjetore prej 60 % të përfitimit, e paguar për çdo muaj nga Institucioni Përgjegjës përkatës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...