Pikërisht në vitin kur Kosova po pretendon që të aplikojë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, arrestimet e zyrtarëve policorë e doganor në vend janë shtuar.
Arrestimin e 50 zyrtarëve policor e doganor në operacionin e koduar me emrin “Pika”, po e sheh si dëmtim të imazhit të Policisë e Doganës e të vetë Kosovës, Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë në vend.
“Përfshirja e zyrtareve policor e doganave i jep imazh jo të mirë Policisë së Kosovës, por në anën tjetër jep mesazh se korrupsioni në Polici e Dogana po luftohet me të madhe. Kjo tregon se strukturat po punojnë në zbulimin e kësaj dukurie që ka të bëjë më Policinë dhe Doganat”, thotë Ibishi për arbresh.info.
Sipas tij, këto arrestime të ditëve të fundit kanë dy anë të medaljes për anëtarësimin Kosovës në INTERPOL.
“Pra është e dyanshëm, po të mos zbuloheshin këto raste kur botërisht është diture për korrupsion, atëherë do të kishte ndikim të keq në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, por në këtë moment po dëmton imazhin e Policës. Nuk mendoj se do ndikojë shumë për pranimin ose jo të Kosovës në INTERPOL”, shprehet Ibishi.
Se këto arrestime të ditëve të fundit po tregojnë vendosmërinë e Kosovës për të luftuar krimin e brendshme nëpër institucione, e thotë edhe Drizan Shala, njohëse i çështjeve të sigurisë.
“Institucionet vendore kanë treguar që Kosova është e interesuar në luftimin e krimit edhe brenda institucioneve të saja”, deklaron Shala për arbresh.info.
Shala madje këto veprime i sheh pozitive për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
“Pra aksioni nga ana e IPK dhe Doganës mund të themi që do të ndihmonte tutje kërkesën për tu anëtarësuar në INTERPOL”, ka përfunduar Shala.
Ndryshe, Kosova për herë të fundit kishte aplikuar në vitin 2018 për anëtarësim në INTERPOL.
Në atë botë, vendi ynë nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që po mbahej në Dubai.
Në rrethin e parë të votimit, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e mbështetën 76 shtete, kundër saj ishin 56 shtete, kurse 22 abstenuan. Ndërkaq, në rrethin e dytë të votimit, Kosova mori 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime.
Vendi ynë kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë e bëri edhe ne vitin 2019, por që më urdhër të ish-kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, kërkesa u tërhiq.
Edhe pas skadimit të afatit të një marrëveshjeje me Serbinë, Kosova ende nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare./V.Selimi/arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...