Mulliri i Haxhi Zekës, ishte mulliri i parë në rajon me një teknologji më te sofistikuar në krahasim me mullinjtë e tjerë, shkruan arbresh.info.
Nga jashtë ky mulli mbetet po prapë i njëjtë ndërkaq brenda tij nuk ka mbetur edhe aq shumë nga struktura siç ka qenë ky mulli.
Ky mulli si fillim ka punuar me ujë, e pastaj është transformuar në atë me energji elektrike.
Historinë dhe veçantit e këtij mulliri për arbresh.info i rrëfen Besa Potoqani, menaxhere në kompleksin e mullirit “Haxhi Zeka”.
Ajo tha se Peja si thesar me një trashëgimi kulturore, nuk ka sesi të mos flitet për mullirin e Haxhi Zekës mulli ky që ishte mjaftë i famshëm kohë më parë e që mbetet i tillë, por me një funksion ndryshe.
“Në kuadër të këtyre monumenteve të pasura dhe të llojllojshme bënë pjesë edhe kompleksi i mullirit “Haxhi Zeka’, i cili është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit 19-të. Në atë kohë ka qenë fabrika e parë industriale që ka shërbyer për Pejë dhe rrethinë d.m.th, të gjithë nevojtarët kanë pasur mundësi me ardh me i blu drithërat në këtë mulli sepse qyteti i Pejës ka pasur 56 mullinj. Mulliri i Haxhi Zekës ka pasur aparaturën më moderne në atë kohë. E gjithë aparatura është importuar nga tregu Austro-Hungarez. Në fillim ka punuar me ujë, më vonë me rrymë “ tha Potoqani.
Një rrotë e vendosur përball këtij mulliri ishte motori i tij që shtyhej përmes forcës së ujit.
“Në fillim mulliri ka punuar me ujë më vonë me rrymë, d.m.th, forca e ujit e ka vu në lëvizje rrotën në hyrje, mandej uji ka depërtua nëpërmes një kanali, ku atu kanë qenë tre gurë që kanë blu ndërsa në çardakë kanë qenë koshat ku janë hedh drithërat nëpërmes trakeve mandej është bartë në katin e dytë e atu është ambalazhua dhe me karrocë dore është bartë në pjesën tjetër në depon e miellit nëpër mes një urë lidhëse që e ka lidh mullirin me depo”
Për veç bluarjes së millit ky mulli gjatë viteve ka pasur edhe funksione të tjera.
“Mulliri ka punua deri në vitet e 60-ta, mandej ka shërbye si kuzhinë popullore, për shkollën Ramiz Sadiku, d.m.th janë ushqye këtu, mandej është vendos një fabrikë e bukës Zhito Prometi e ku ka punuar deri në vitin 1974. Në vitin 1977 ka hyrë në mbrojtjeje të shtetit si monument historik, e që është mjaftë i frekuentuam është pikë kryesore për vizitorët sepse frekuentohet nga të dy anët si nga stacioni i trenit po ashtu edhe nga stacioni i autobusëve”, tha Potoqani.
Ky mulli është djegur dy herë gjatë ekzistencës së tij, në vitin 1994 është djegur qëllimisht nga serbët lokal tregon Potoqani.
“Mulliri është djeg dy herë d.m.th qëllimisht gjatë regjimit serb në vitin 1994 edhe në vitin 1999, e ku në vitin 94 ju ka vu zjarri qëllimisht nga disa bashkëvendës serb që kanë jetua po në këtë lagje. Në vitin 1999, ka qenë në një gjendje të mjerueshme d.m.th nga kushtet atmosferike çdo ditë ka ardh duke u rrënua e duke u shkatërrua më shumë. Përveç mureve që kanë qenë në gjendje të rregullt, me rastin e restaurimit, vetëm muret i takojnë gjysmës së dytë të shekullit 19-tëndërsa këto të tjerat krejt janë ngarkesa të reja’, shpjegoi Potoqani.
Edhe pse i dëmtuar arkitektura e tij vazhdon të mbetet unike, veçanti kryesore e këtij objekti është lartësia.
“Është restaurua në fund të 2014-ës, e ku investitorë për mulli ka qenë Ministria e Kulturës me 70% të mjeteve dhe Kuvendi komunal me 30% të mjeteve, projektues ka qenë i ndjeri Aziz Shala. Gjatë restaurimit janë bërë disa ndryshime siç e ceka në fillim ura që është bartë milli nga mulliri në pjesën tjetër ajo urë nuk është bërë më sigurisht ka qenë kostoja e lartë, mandej në kulm ka pasur një shtëpizë që ka shpërye për daljen e pluhurave edhe ajo nuk është ba, pllakat, dyshemeja ka qenë gjashtë këndesh forma e njëjtë mirëpo jo materiali jo i njëjtë. Gjatë hapjes së sondave kur kanë gërmua kanë has në pllaka gjashtëkëndëshe mirëpo ato kanë qenë të punime nga argjila dhe të pjekura në furrë”, tha Potoqani.
Nga pushtimi ky mulli humbi plot 37 hektarë nga 47 sa kishte.
“Sa i përket pronës ka pas 47 ari, ndërsa tani i posedon vetëm 10 ari, gjatë regjimit serb janë uzurpua edhe janë nda në prona private”, tha Potoqani.
Pa dyshim që ky vend nuk ka se si të mos vizitohet nga turistët të cilët mahniten.
“Turistët janë mjaftë të interesum sepse konstrukti i Mullirit ta jep një përshtypje shumë të bukur është i punuar prej drurit të bungut i cili i reziston lagështisë deri në 100 vjet, muret janë të murume prej tullës, qerpiçit, gurit dhe drurit”, tha Potoqani.
E në oborr bashkë me mullirin e Haxhi Zekës gjendet edhe hambari i cili ka shërbyer si depo për lënien e miellit e i cili sot brenda tij duket komplet ndryshe.
“Ky është hambari ku është bërë restaurimi në fund të 2015, ka qenë si qendër edhe është me artizanale d.m.th sende të vjetra, më herët në gjysmën e dytë të shekullit XIX-19/, është bërë grumbullimi i miellit në hambar. Në hambar tani kati i parë është qendër artizanale ndërsa kati i dytë i kem zyret ndërsa kati i tret është salla e takimeve që mbahen apo ndonjë projekt’, tha Potoqani.
Rezistenca shqiptare ndër vite e shekuj konfigurohet dhe idealizohet në objektet si ky mulli që për shqiptarët mbetet vendi i bereqetit dhe i familjes./arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...