Edhe pse është në Republikën e Kosovës, nëse kalon përmes Komunës së Graçanicës nuk të lë përshtypje që ndodhesh në Kosovë.
E rrethuar me flamuj të Serbisë e fotografi të liderëve serb, Graçanica vazhdon të udhëhiqet nga struktura që mbajnë kontakte direkte me Beogradin zyrtarë.
Madje, nga ta dyshohet se u dha urdhër për të djegur edhe banerin që simbolizonte lirinë dhe vlerat e UÇK-së, i vendosur në Kishnicë, fshat ky me shumicë shqiptare.
E këto nuk i ‘u mjaftojnë shqiptarëve që pavarësisht ndasive etnike dhe trajtimit që marrin nga serbët e asaj pjese, vazhdojnë t’i frekuentojnë restorantet e lokalet e tyre.
Edhe pse Kosova ka një infrastrukturë të mirë të gastronomisë, janë të shumtë ata shqiptarë që zgjedhin restorantin “Etno Kuca” që gjendet në Graçanicë për të dreku e darku.
Përmes këtyre videove dëshmohet prania e shqiptarëve në këtë vend, pavarësisht “hasmërisë” publike.
E disa kilometra më larg, të martën është djegur baneri “Liria ka emër UÇK” që tregon fuqinë që kanë serbët në atë pjesë.
“Kujt po i pengon vendosja e këtij baneri”, thotë filozofi, Ismail Tasholli.
Analisti, Fatmir Sheholli, u bënë thirrje shqiptarëve të Graçanicës ta ngrisin zërin për këto padrejtësi që po ju bëhet.
“200 metra me larg e keni fotografinë e Ivica Daciqit dhe pak ma andej i keni të gjithë flamujt e Serbisë dhe deri sot askush nuk i ka prek ato. Unë i ftoj këta shqiptarët e Graçanicës që ta ngrisin zërin”, deklaron Sheholli.
Portali arbresh.info kërkoi të flasë me kryetarin e Graçanicës dhe drejtorin e Policisë së Kosovës në Stacionin e Graçanicës.
Banorët shqiptarë në këtë komunë besojnë se adresa e aktit vandal të një dite më parë është zyra e kryetarit, Sergjan Popoviq./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua