“Halloween”, festa që nuk njohin kosovarët

14:00 | 31 Tetor 2021
Përparim Bublaku

“Halloween” që në Kosovë njihet si “Nata e Shtrigave”, festohet sot në tërë botën, por në vendin tonë siç duket ka rënë interesimi për ta festuar ketë festë.

Arbresh.info ka pyetur qytetarët se a do ta festojnë sot këtë festë, por shumica nga ta nuk kishin fare interesim për këtë festë.

Madje disa nga qytetarët as nuk e njihnin domethënien e kësaj feste.

Por, edhe pse qytetarët në Kosovë nuk është se kanë interesim për këtë festë, lokalet në Prishtinë dekorohen për këtë ngjarje.

Në Kosovë festa e “Halloween” fillon vetëm më 31 tetor kurse në shtetet e tjera të botës ajo vetëm se ka filluar të festohet, duke u maskuar më veshje interesante.

Festa e njohur si “Halloween”, është festa më popullore në Shtetet e Bashkuara, pas Krishtlindjes.

“Halloween” është nata mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit që festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që kohëve të fundit ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë.

Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpeshherë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar.

10 simbolet kryesore të Halloween-it janë, misri dhe gruri, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë, merimangat, lakuriqët e natës, macet e zeza, skeletet, fantazmat, maskat, kostumet dhe shtrigat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme