Këngëtari dhe humanisti Arian Agushi, i njohur si Gold AG thotë se shëndeti është primar për secilin.
“Është mirë më kon sa ma shumë bashkë. Njeri kaniherë harron është problem mos me pas parë por mos me pas shëndete është edhe ma problem. E qohemi peshë siç thotë një fjalë e urtë popullore e lypim brina”, është shprehur Agushi për arbresh.info.
Shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët” që udhëhiqet nga humanisti Elvis Naçi ka bërë me shtëpi të re Nehbi Gashin i cili që katër vite është i paaftë për punë.
Për këtë amanet u kujdes personalisht Gold AG, por kërkon që me këto familje të mirën ata që e kanë obligim e mos t’i lënë në duart e humanistëve.
“Elvisi ma ka bë ftesën që me ardhë këtu për shkak se ai s’ka mujt për shkak të mbylljes së kufijve. Shqiptarët për shqiptarët i kanë mbledh parët për një kohë shumë të shkurtë dhe ia kanë ble një banesë Nehbiut”.
Ai uroi që të shtohen Elvisa sa ma shumë për t’i ndihmuar familjeve me nevojë.
“Më vjen mirë që është një Elvis, e din njerëzit që ju shkojnë paret në vendin e duhur.”
Gold Ag në këtë intervistë flet edhe për situatën ekonomike që gjinden shqiptarët kudo që janë./arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...