Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetori.
Kështu tha në një intervistë për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai thotë se, gjithçka është gati në mënyrë që qytetarët duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit të mund të votojnë.
Sipas tij, për votuesit nuk ka ndonjë masë rigoroze në procesin e votimit.
“KQZ-ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet sa i përket organizimit zgjedhor të ditës së nesërme, nesër gjatë ditës do të bëhet shpërndarja e materialit të fletëvotimeve dhe materialeve tjera kryesore zgjedhore për në të gjitha vendvotimet e Kosovës nga depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve. Gjithçka është gati në mënyrë që qytetarët duke filluar nga ora 7 e mëngjesit të mund të votojnë. Sa i përket masave qoftë për votuesit por në këtë rast edhe për stafin zgjedhor, për votuesit nuk ka ndonjë masë rigoroze sa i përket procesit të votimit, çdo qytetarë shkon për të votuar duhet të mbajë distancë fizike 2 metra, dhe gjithashtu ta mbajë të vendosur maskën me përjashtim të kohës kur duhet të identifikohet nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në hyrje dhe në dalje duhet të bëjë dezinfektimin e duarve pasi janë të vendosura dezinfektues nga ana e KQZ-së”, thotë ai.
Por, këto masa më rigoroze do të jenë vetëm për stafin zgjedhor ku do ju kërkohet dëshmia e vaksinimit, apo test negativ për COVID-19.
“Sa i përket stafit zgjedhor që do të angazhohen këtë të diele masat për ta janë më rigoroze, pasi duhet të kenë dëshminë e vaksinimit se janë të vaksinuar me njërën nga dozat e vaksinës kundër Covid-19, apo të kenë me vete ndo njërën nga testet negative për covid19”, thotë ai.
Megjithatë, Elezi tregon se raundi i dytë mund të ndodh nëse njëri nga kandidatët nuk fiton 50% plus 1 të votave, dhe sipas ligjit ky raund mbahet katër javë pas ditës së zgjedhjeve, ku i bie data 14 nëntor.
“Sa i përket raundit të parë për të përfunduar zgjedhja e kryetarit në raundin e parë, duhet të kemi parasysh që kjo ndodh nëse njeri nga kandidatët fiton 50% plus 1 te votave të vlefshme të hedhura në atë komunë dhe në rast se asnjëri nga kandidatet nuk arrin të fitoj 50 plus 1, atëherë KQZ-ja do të organizoj raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës dhe sipas ligjit për zgjedhjet lokale ky raund mbahet katër javë pas ditës së zgjedhjeve, ku i bie data 14 nëntor”, thotë ai.
Sikur herëve të tjera edhe këtë vit hapjen e vendvotimeve do ta bëjë kryetari i KQZ-së, por që këtë herë Elezi thotë se do bëhet në qytetin e Pejës duke filluar nga ora 7:00.
“Edhe në këtë proces zgjedhor hapja do të bëhet nga kryetari i KQZ-së, i cili do të votojë na qytetin e Pejës ku natyrisht kryetari do ta jap një mesazh për qytetarët që të dalin dhe të votojnë”, thotë ai.
Se sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit këto zgjedhje, kostoja përfundimtare sipas tij do të dihet vetëm disa javë pas ditës së zgjedhjes, pasi të përmbyllen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
“Aktualisht nuk e dimë se sa është shifra e sakte e shpenzimeve për realizimin e këtij procesi zgjedhor sepse ne jemi akoma një ditë para ditës së zgjedhjeve dhe akoma nuk është mbajtur raundi i dytë. Për të ditur koston përfundimtare dhe përgjigjen e saktë mund ta japim vetëm disa jave pas ditës së zgjedhjes pasi të përmbyllen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me porcion zgjedhor. Planifikimi për këto zgjedhje është 8.1 milionë euro por se sa është kostoja e saktë do mund ta dimë vetëm disa javë pas raundit të dytë dhe gjithashtu se sa do të jetë kjo kosto varet edhe nga ajo se sa komuna do të shkojnë në raund të dytë në zgjedhje për kryetar komune”, thotë ai.
Në fund Elezi fton të gjithë qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
“KQZ fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Të gjithë ata votues që shkojnë për të votuar KQZ-ja nuk do të kërkojë që të dëshmojë se a janë të vaksinuar gjithashtu nuk do të kërkojë asnjërin nga testet COVID-19”, thotë Elezi./A.ZEKA/arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...