Kapiteni Fatmir Balaj për arbresh.info ka treguar se gjatë kontrolleve rutinë të veturave, të cilat marrin pjesë në komunikacion të kenë hasur në persona të kërkuar nga policia, dhe ka treguar se cilat janë masat që merren ndaj këtij personi.
Gjatë operimit të këtyre ekipeve nëpër pika të kontrollimit Balaj tregon mjetet me të cilat operojnë ata siç janë: konave te trafikut, armët e gjata, pajisjet për hyrje me forcë ne ndonjë objekt etj.
Gjatë një orari të punës së këtij njësiti ndërrohen edhe lokacionet ku ata patrullojnë, në një pikë kontrolli zakonisht qëndrohet sipas vlerësimit, më pas vazhdohet në pikat tjera të caktuara.
Shefi i Operativës së Njësisë Speciale me lokacion në Mitrovicë, Fatmir Balaj apelon tek të gjithë qytetarët që të festojnë përgjegjshëm, të kenë kujdes me mjetet piroteknike si dhe i uron ata për të gjitha festat e fundvitit.
Policia ende vazhdon me ndalimin e veturave, e në këtë veturë identifikohet që janë tre të rinj, pas verifikimit të dokumentacionit policia bën një kontroll të detajuar të veturës për të bërë identifikimin se a kanë ndonjë gjë të paligjshme në veturë dhe pastaj edhe kontrollon të tre personat që ishin në veturë.
Kontrollimi i detajuar i veturës dhe personave që ishin në të rezultoi se ngasësi i veturës ishte i pajisur më të gjitha dokumentet e nevojshme, nuk kishte asgjë të paligjshme në veturë dhe kështu lihet i lirë për të vazhduar.
Pastaj shkuam tek sheshi i qyteti të Pejës, tani në agjendën e policisë është që të bëhet patrullimi në këmbë nëpër shesh e krejt kjo që të gjithë qytetarët pa dallim të ndihën të sigurtë dhe të manifestojnë lirshëm.
Këtij njësiti policor I’u kërkua nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Pejë që t’iu asistojnë në njërën prej pikave të kontrollit, u takuan me njësitin përkatës dhe vazhduan drejt pikës së caktuar për patrullim.
Majori Bekim Bislmi na tregon lokacionin se ku do të bëhet patrullimi në asistencë të policisë rajonale të Pejës, ku detyrë e tyre do të jetë sigurimi i parametrit të jashtëm.
Edhe këtu si në pikën e mëparshëm bëhet vendosja e konave për kufizimin e hapësirës së sigurisë duke pasur kështu parasysh hapësirën për të gjithë kundërvajtësit që do të ndalohen në mënyrë që të mos bllokohet komunikacioni dhe bëhet njoftimi tek qendra operative në Pejë për pikën e kontrollit.
E edhe këtu i njëjti proces mbahet si në pikën e parë të kontrollit, ndalohet vetura e parë, kërkohet dokumentacioni i nevojshëm pas verifikimit të tij, vozitësit i kërkohet që të dal nga vetura për ta kontrolluar atë dhe pas kontrollimit të tij I bëhet një kontroll jo e detajuar e veturës së tij e krejt kjo rezulton që me personin në fjalë dhe veturën e tij, gjithçka ishte në rregull.
Vetura e radhës që u ndalua ishte e pajisur vetëm me një targë e këtu Major Bekim Bislimi tregon se pse është ndaluar kjo veturë dhe cilat janë masat që ndërmerren ndaj këtij personi.
Kështu edhe vazhdon puna e Policisë, e komplet aksioni i ndërmarr nga Policia për pikat e kontrollit për të verifikuar të gjithë kundërvajtësit përfundoi suksesshëm pa ndonjë rast specifik të shkeljeve të ligjit apo posedimit të ndonjë substancë narkotike, armëve pa leje ose mos pajisja me dokumentacion nga ana e qytetarëve.
N’ trafik me Policinë e Kosovës është emision i veçantë që realizohet nga arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ky emision ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, këmbësorëve dhe shoferëve, në lidhje me respektimin e rregullave të komunikacionit./arbresh.info/
Prodhim i arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës
Gazetare: Arditë Shkodra
Kamerë: Safet Hyseni
Dhjetor 2019
Mitrovicë
Pejë
Rr. Papa Klementi 25
Pejë rruga e UQK-së
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...