Traditën për gdhendjen e lahutave e trashëgoi nga babi dhe gjyshi.
Të punuara me dorë deri në detajin më të vogël, 71 vjeçari, Prend Palushaj nga komuna e Klinës tregon për Arbresh.info pasionin e veçantë për këtë vegël muzikore.
Ai na tregon edhe materialet që përdoren për punimin e një lahute.
Vepra bazike që simbolizon lahutën shqiptare, sipas Palushajt, janë eposet kreshnike legjendare.
Sipas, Palushajt, për gdhendjen e kësaj vegle autoktone ka filluar interesimi tejet i madh edhe nga brezat e rinj.
71 vjeçari na tregon se nipat janë të interesuar ta vazhdojnë traditën e tij për gdhendjen e lahutës.
E mbështetur identiteti i etnokulturës shqiptare, ai tregon se çfarë simbolizon lahuta për popullin shqiptarë.
Për të mbaruar një lahutë, Palushaj në tregon se i duhen gjithsej 15 ditë.
Ai thotë se çmimi i një lahute kushton nga 300 deri në 350 euro.
Adhuruesit më të mëdhenj për të pasur një lahutë në shtëpitë e tyre janë diaspora jonë shqiptare, por jo për ta pasur si dekor, por si simbol i kulturës shqiptare.
Palushaj, nuk hezitoi të luaj me lahutë për shikuesit dhe lexuesit e portalit Arbresh.info. /Edona Krasniqi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?