Që nga 15 marsi kur një person kishte rezultuar pozitiv me Covid 19, tri fshatra në komunën e Podujevës ishin futur në karantinë si masë masa parandaluese e mbrojtëse nga ky virus.
Ky vendim fillimisht ishte mirëpritur nga banorët e kësaj anë por pas më shumë se tri javësh të mbyllur ata kanë filluar ta kundërshtojnë atë, madje ditë më parë kishin organizuar edhe protestë ani pse personi i parë që ka ndërruar jetë nga Covid 19 në Kosovë ishte po nga kjo zonë.
Por, kjo masë pritet të largohet shpejt.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Ai të martën ka thënë se do të bëhet edhe një analizë e që do të ndikoj në largimin apo jo të karantinës.
Rudari ka shtuar se kjo masë mund të zëvendësohet me izolim të vetëm familjes së prekur me Covid 19.
“Sot besojmë se do të bëhet edhe një analizë të fundit dhe nëse del negative besoj se IKSHPK do të marrë vendim që t’i rekomandohet ministrisë së Shëndetësisë të largohet karantina dhe të zëvendësohet me një masë tjetër, më te lehtë e që është izolimi i familjes së prekur”, ka thënë Rudari.
Ai ka shtuar gjithashtu se janë në kontakt të vazhdueshëm të këtyre fshatrave.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, edhe ekipet tona mjekësore po shkojnë vazhdimisht kurdo që ka nevojë, i kontrollojnë familjet, dezinfektimin e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë sa herë ka nevojë shtesë”, ka shtuar ai.
Ndryshe Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës kishte bërë të ditur se kishin pritur që masa e karantinës për këto tri fshatra të hiqet vikendit që lamë pas.
Në njoftim thuhet se IKSHPK kishte vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes.
“Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19 ka pritur që gjatë kësaj fundjave të hiqet masa e karantinës, e cila është aplikuar nga 15 marsi në fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë, pas identifikimit të rastit të parë me të infektuar me COVID -19. Mirëpo, pas rezultimit pozitiv në testin e së premtes të familjares së infektuar nga familja Haliti në Dumnicë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes”, thuhet në njoftim.
Komuna kishte bërë thirre për durim dhe mirëkuptim nga qytetarët.
Aktualisht në Kosovë , në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar mbi 2 mijë mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 prej të cilave 170 kanë dalë pozitive ndërsa katër kanë rezultuar me vdekje.
Në mesin e personave që kanë humbur jetën nga ky virus është edhe një 82 vjeç nga fshati Dumnicë i Podujevës. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kishte njoftuar se viktima kishte pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. /arbresh.info/
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...
Gresa çon në nominim direkt Xhenetën dhe Drenushën, njëra so...