Gjykata Speciale në dy muajt e fundit shkaktoi “dridhje” në skenën politike kosovare.
Ish- krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ishin edhe pjesë e rëndësishme politike në vend u akuzuan dhe u dorëzuan në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, për tu përballur me akuzat e rënda për krime lufte.
Aksioni i arrestimet të ish-luftëtarëve të UÇK-së me urdhër të Dhomave të Specializuara, nisi me ish-shefin e inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa, duke vazhduar pastaj me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, Kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Ani pse ishin intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, skena politike në vend u “dridh” mëngjesin e 4 nëntorit, kur njësitet policore të EULEX-it kishin mësyrë shtëpitë e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi për të kryer bastisje.
Pas disa orë bastisje në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, policia e EULEX-it me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar arrestuan Krasniqin.
Ende pa u qetësuar “ujërat e trazuara” nga aksioni në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe arrestimi i tij spektakular, kreu i shtetit, Hashim Thaçi dha lajmin se aktakuza ndaj tij është ngritur, duke dhënë kështu dorëheqje të menjëhershme nga posti i Presidentit të shtetit, për tu nisur në Hagë.
Po të njëjtën ditë ish- krerët e UÇK-së, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli dhe kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u ftuan nga Specialja.
Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, menjëherë dha dorëheqje nga posti i kreut të PDK-së.
Po të njëjtën ditë (5 nëntor) tashmë ish- presidentit Hashim Thaçi, ish kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-se, Rexhep Selimi u nisën me një avion ushtarak të dërguar nga Specialja për në Hagë.
Aksioni i bastisjes nga policët e EULEX-it nuk përfundojë me Jakup Krasniqin.
Një ditë pas arritjes së Thaçit, Veselit dhe Selimit në Hagë, policia e Eulex-it kishte nisur bastisjet në shtëpitë e tyre. Aksioni zgjati disa orë.
Të gjithë ish- krerët e UÇK-së, gjatë paraqitjes së tyre të parë para gjykatësit të Gjykatës Speciale, janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ndryshe, ish-Sali Mustafa ishte arrestuar më 24 shtator të këtij viti, ndërsa Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar me 25 shtator.
Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar me 4 nëntor të këtij viti, ndërkaq një ditë më vonë, me 5 nëntor, ish- presidenti Hashim Thaçi, ish kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti Rexhep Selimi, u vetë -dorëzuan tek policia e EULEX-it për tu nisur direkt në Hagë..
Të hënë, e 28 shtatorit është mbajtur paraqitja e parë e ish-shefit të inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafës, ndërsa të martën e 29 shtatorit në orën 15:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë është mbajtur paraqitja e parë e nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinajt.
Më 1 tetor në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë para gjykatësit të Speciales është bërë paraqitja e parë e kryetarit të OVL-UÇK’së Hysni Gucatit.
Të hënën e 9 nëntor, u zhvillua seanca e parë dëgjimore e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Fjalimi i Krasniqit para gjykatësit të Speciales u cilësuar si shumë emocional.
Sot ish- deputeti i Republikës së Kosovës Rexhep Selimi, bëri paraqitjen e tij të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).
Arbresh.info, ju sjell një video-përmbledhje të fjalimeve emocionale të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale./arbresh.info/E. Ballazhi/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...