A do ta pret fati i njëjtë edhe Avdullah Hotin si i dy bashkëpartiakëve të tij, Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës?
Ko është dilema më e madhe që po shtrohet këto ditë. I propozuari për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti po përballet me akuza se propozimi është antikushtetues.
Atij po i përmenden rasti i Fatmir Sejdiut kur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese u detyrua të dorëhiqet nga posti i presidentit të Kosovës dhe rasti i ish-kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafës, që Gjykata e shpalli të paqenë konstitucionalisht.
Njohësi i çështje politiken vend, Blerim Burjani, thotë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast Vetëvendosje, me mos propozim të mandatarit ka treguar se nuk e don mandatin.
“Pra, Presidenti nuk interferon në ekzekutiv fare, ai vetëm obligon deputetët dhe partitë të zgjedhin kryeministrin, këtë është duke e bërë presidenti Hashim Thaçi”, ka përfunduar ai.
Njohësi tjetër i zhvillimeve politike në vend, Fatmir Sheholli ka thënë për arbresh.info se rasti i Hotit nuk ngjason me atë të Sejdiut apo Mustafës.
Sipas tij aktualisht 75% e të zgjedhurve të popullit nuk duan të shkojnë në zgjedhje.
“Asnjë paqartësi në aspektin politik tani nuk ka. Asnjëherë deri më tani nuk kemi pasur sikurse tani rastin kur të gjitha partitë parlamentare nuk dëshirojnë zgjedhje, përveç VV si fituese e zgjedhjeve të 6 Tetorit. Pra, për herë të parë kemi rastin kur 75% të Parlamentit nuk janë për zgjedhje e 25% janë për zgjedhje”, ka thënë ai.
Sheholli ka shtuar se shteti duhet të vazhdoj funksionimin e jo të mbetet peng siç ka thënë ai i tekeve të partive politike.
“Shteti është më i fuqishëm se partitë politike andaj shteti duhet të vijojë angazhimet e tij e jo të mbetet peng i tekeve të cilës do parti politike”, ka përfunduar Sheholli.
Ndryshe në shkurt te 2006-ës ,Kuvendi i Kosovës kishte zgjedhur Fatmir Sejdiun, president të vendit. Sejdiu është zgjedhur në këtë post pas tre raundesh të votimit, me 80 vota pro, 12 kundër dhe 17 abstenim.
Ndërsa në korrik të 2014-es me 65 vota për, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është zgjedhur kryetar i Kuvendit gjatë një seance të mbajtur pa Partinë Demokratike të Kosovës. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...