Banorët vazhdojnë të mbesin jashtë shtëpive të tyre në Bjeshkët e Nemuna, shkaku i zjarreve të pakontrolluara.
Është ky fshati Shtupeç i Madh i Rugovës, në Komunën e Pejës që tash e disa ditë vazhdon të jetë në përballje me zjarrin.
Zjarrfikës, Policia e Kosovës e FSK-ja janë në përpjekje të vazhdueshme që të ndalin këtë zjarr tash e disa ditë.
Muhamet Shoshi përfaqësues i parkut nacionale në Pejë, ka thënë për arbresh.info, se zjarri tashmë ka dalur nga kontrolli.
“Tash e sa ditë jemi duke tentuar të ndalim këtë zjarr. Në ndihmë na ka dalur edhe KFOR-i. Temperaturat e larta e tash edhe era po bëjnë që ky zjarr të dal nga kontrolli. Bëhet fjalë për një sipërfaqe të madhe të përfshirë nga zjarri. Banorët janë evakuuar nga shtëpitë”, ka deklaruar Shoshi.
Edhe Butrint Lajçi, komandant i zjarrfikësve ka bërë të ditur se era e madhe po bënë që zjarri të dal jashtë kontrolli.
“Me këto kapacitete që i kemi ne po mundohemi të intervenojmë”.
Kujtojmë se nga zjarri ditëve të fundit janë duke u përballur edhe vendet e rajonit, situatë në e rënduar është në Maqedoninë e Veriut. Atje është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për 30 ditët e fundit./arbresh.info/Foto: Ruzhdi Pacolli/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...