Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, njëherit edhe nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës së shpejti pritet të jetë personi i dytë më i rëndësishëm në Lëvizjen Vetëvendosje.
Burime brenda Kuvendit të Kosovës, thonë për arbresh.info. se tashmë ky dakordim është pothuajse i kryer.
“U kry kjo pune, veç dita e ditës mbetet me u bo publike edhe për opinionin”, deklaroi ky burim, derisa shtoi se kjo mund të ndodhë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit, Hashim Thaçi, për të mandatuar Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re.
Osmani nuk e ka të sigurtë edhe pozitën e kryeparlamentares, pas vendimit të Kushtetueses.
“Nuk dua të bëjë publike vendimin tim para se Gjykata Kushtetues të japë vendimin e saj”, kishte deklaruar Osmani në një konferencë për medie.
Zyrtarë të LDK-së tashmë kanë dalur hapur me deklarata se “Vjosa Osmani nuk është pjesë e LDK-së”.
Zyrtari i lartë i LDK-së, Haki Rugova, deklaroi ditë më parë se ajo nuk i takon kësaj partie më.
“Nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajtojë atë në këtë formë”, deklaronte Rugova.
E për të vulosur raportet e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, vetë Osmani kishte përmendur një metaforë që bëri bujë në medie dhe opinionin publik.
“Edhe zogjtë e malit e dinë që me Kurtin kam qëndrime të përbashkëta”, pati thënë Osmani./arbresh.info/
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...