Pavarësisht paralajmërimeve për “suspendim të vetes” nga ana e serbëve që shërbejnë në institucionet e Kosovës në veri, një gjë e tillë nuk ndodhi. Por, situatë e njejtë nuk pritet të jetë pas zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi mëson portali arbresh.info.
Burime ndërkombëtare i kanë bërë të ditur portalit arbresh.info se serbët po planifikojnë largim të tërësishëm nga institucionet nga e hëna.
“Lëshimi i institucioneve të Kosovës po planifikohet të bëhet me direktiva të Aleksandar Vuçiqit, nëse fiton zgjedhjet në Serbi, dhe gjasat janë të mëdha që të fitojë edhe një mandat”, bëri të ditur ky burim.
Javën e kaluar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, fajësoi institucionet e Kosovës për refuzim të një zgjidhjeje që kishin propozuar përfaqësuesit e QUINT-it, që do të mundësonte organizimin e votimit të serbëve të Kosovës, në Kosovë, në zgjedhjet e Serbisë.
“Ata vlerësojnë se refuzimi i bërë nga qeveria Kurti është një vendim i papjekur dhe e vendos qeverinë Kurti në pozita të vështira për të ardhmen për tu konsideruar si një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm për të ardhmen e Kosovës”, bën të ditur ky burim ndërkombëtar.
Portali arbresh.info, merr vesh se serbët e angazhuar në Policinë e Kosovës, në gjykatën në veri të vendit dhe nëpër institucionet lokale në veri, vazhdimisht kanë dalur nëpër zyrat e tyre.
“Zyrtarët serbë kanë hyrë e kanë dalë nëpër zyra, jo si zakonisht, por nuk ka qenë bojkotim i tërësishëm”, bëjnë të ditur burime të portalit në veri të vendit.
Kjo situatë pritet të ndryshojë drastikisht pas të dielës, përfshirë serbët e angazhuar nëpër institucione në jug të vendit.
Një numër i madh i zyrtarëve serbë shërbejnë në institucionet qendrore e lokale të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Javën e kaluar përfaqësues politik serbë të Kosovës zhvilluan një takim me Vuçiqin, nga i cili nuk morën mbështetjen për largim nga institucionet me arsyetimin se “do të vlerësohej negativisht nga institucionet ndërkombëtare”.
Në protestën e së premtes, në veri të vendit, Lista Serbe, paralajmëroi largimin nga institucionet, pavarësisht se nuk u zbatua në tërësi nga serbët.
“Presidenti Vuçiq nuk na ka përkrahur”, deklaroi lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq para medieve.
Edhe pas këtyre zhvillimeve, Qeveria e Kosovës nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe sikur në të kaluarën, duke propozuar votim në zyrën ndërlidhëse, që u kundërshtua nga pala serbe.
“Jo shumë larg nga këtu (objekti i qeverisë) është zyra ndërlidhëse, aty mund të votojnë”, pati deklaruar Kurti, duke i përmendur edhe mundësinë e votimit me postë.
Në ditën e protestave të serbëve në veri dhe jug të vendit, QUINT-i reagoi përmes një deklarate në të cilën thuhej se “kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës nuk është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe do të minojë aspiratat e saj evropiane”, derisa po fliste për mos lejimin e votimit të serbëve në Kosovë./arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...