Java e ardhshme do të jetë vendimtare për formimin e qeverisë së re, me kryeministër Avdullah Hotin, shkruan Arbresh.info.
Për Dekretin e Presidentit, Kushtetuesja mund të vendosë para 29 majit.
Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë javës së ardhshme të nxjerrë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.
Arbresh.info, merr vesh nga burimet brenda koalicionit, se ky vendim do të jetë në favor të LDK-së.
“Gjykata Kushtuese do t’i jap të drejtë Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të krijuar qeverinë e re me mandatar për kryeministër, Avdullah Hotin, kështu së paku është deri më tani”, ka thënë ky burim për Arbresh.info.
Tutje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të thirret seanca për votimin e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin.
Arbresh.info, raporton se seanca e kuvendit do të thirret pas datës 20 maj për të votuar qeverinë Hoti.
Për këtë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti do të bëhet në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit qershor.
Mustafa është shprehur i bindur se verdikti i Gjykatës Kushtetuese do të jetë i drejt dhe në favor të krijimit të qeverisë së koalicionit të Hotit.
LDK-ja, tashmë i ka finalizuar të gjitha marrëveshjet e koalicionit, me AAK-NIMSA-AKR, Listën Serbe dhe minoritetet e tjera.
“Qeveria e re do t’i ketë 16 ministri”, ka deklaruar Avdullah Hoti, derisa nuk janë bërë të ditur emrat e ministrave të ri nga kjo parti.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë LDK-së, për formimin e qeverisë së re, një të tillë por si provë e bënë edhe gjatë së martës në sheshin e Prishtinës.
Gjykata Kushtetuese me 1 maj nxori masën e parakohshme, ku pezulloi dekretin e presidentit pas ankesës së parashtruar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky hap i institucionit më të lartë juridik në vend për njohësit e çështjeve kushtetuese ishte cilësuar si i drejtë sepse masa e parakohshme ka evituar krizën politike.
Në anën tjetër, të gjitha partitë politike janë shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve, pos Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk pranon qeverinë e re dhe sipas tyre zgjedhjet janë forma e duhur për krijimin e qeverisë së re./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...