EKSKLUZIVE/ Fatmir Limaj e do djalin e tij të jetë ministër në qeverisjen me LDK-në

10:00 | 30 Prill 2020
arbresh.info

NISMA Socialdemokrate ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Portali arbresh.info, merr vesh se lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, insistonte që Durim Limaj të jetë ministër.

“Shkaku i djalit të tij nuk është finalizu dje”, thonë burime brenda kësaj partie për arbresh.info.

Në orët e vona të së mërkurës LDK-ja ka arritur marrëveshje koalicioni, të cilën palët pritet ta nënshkruajnë sot gjatë ditës.

NISMA do ta ketë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri atë të Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale.

Një ditë më parë, LDK-ja ka nënshkruar marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme