Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Prizren, në lagjen Bazhdarhane.
Bëhet fjalë për vrasjen e 26 vjeçarit, Auron Thaqi, i cili dyshohet se është therë për vdekje me thikë dhe më pas është hedhur nga vetura.
I njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë dhe sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se disa persona pasi e kanë sulmuar, e kanë hedhur atë në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
I riu ka vdekur pas disa orësh në QKUK si pasojë e plagëve të marra.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar të hënën shtetasi turk 24-vjeçarin, Enes Enver Ay, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi.
Përveç tij, të hënën policia ka arrestuar edhe H.B i cili dyshohet për disa vepra penale si “Lëndim i rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve te tyre”.
Në lidhje me rastin në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e H.B./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...