DOKUMENT| U “akuzuan” se blenë automjet për policinë serbe, ja si i shpenzoi Bujanoci paratë e Kosovës

09:31 | 14 Maj 2020
arbresh.info

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka akuzuar se 200 mijë euro të dërguara në Komunën e Bujanocit nga Qeveria e Kosovës, po keqpërdoren nga kryetari i  kësaj komune Shaip Kamberi.

Sipas Arifit, Kamberi këto fonde i kishte përdorur për fushatën e tij  zgjedhore duke blerë automjete për policinë dhe ambulantën e komunës, gjëra këto të cilat duhet të bliheshin nga institucionet e Serbisë.

Për të gjitha këto akuza ka reaguar kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Ai në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se Shqiprim Arifi, përmes këtyre akuzave po mundohet t’i zgjidh problemet brenda partisë së tij.

Kamberi, duke i përgënjeshtruar deklaratat e Arifit, thotë se donacioni i dërguar nga Kosova është përdorur për blerjen e një autoambulance për Shtëpinë e Shëndetit dhe nevojat emergjente të qytetarëve.

Sipas tij, donacionet e 200 mijë eurot e dërguara nga buxheti i Kosovës, janë shpenzuar për nevojat e Shtëpisë së Shëndetit dhe bizneseve të prekura nga situata e jashtëzakonshme e  krijuar nga pandemia.

“Me këto të holla kemi blerë autoambulancë për shtëpinë e shëndetit, një EKG, një aparat për mushkëri, pajisje të imëta për ‘covid ambulanten’ në Bujanoc, por i kemi adresuar edhe në disa biznese të prekura nga masat e jashtëzakonshme, kemi ndihmuar bujqit, kemi blerë paketa me gjëra ushqimore, i kemi ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta dhe nevojat tjera të komunës sonë“, shprehet ai./AlbanBegolli/arbresh.info/

?VIDEO Me paratë e Kosovës, Bujanoci blenë automjete për policinë e Serbisë, është në dijeni edhe Kurti

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme