Dërgohen edhe dosje tjera derisa KFOR-i gjerman ishte në zyrat e OVL të UÇK-së

11:37 | 22 Shtator 2020
arbresh.info

Janë dërguar edhe dosje të tjera në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kohës sa një person ka dërguar këto dokumente, që dyshohet se janë dosje të tjera që kanë rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të pranishëm në zyrat e OVL të UÇK-së ishin disa pjesëtarë të KFOR-it gjerman.

“Gjatë takimit që patëm me KFOR-in gjerman, edhe një person ka sjellur dokumente”, bëjnë të ditur burime brenda organizatës.

Portali arbresh.info merr vesh së bëhet fjalë edhe për propozim-akuzën ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Propozim-akuza e Prokurorit të Specializuar ka 114 faqe.

OVL e UÇK-së kanë thirrur konferencë për medie, në të cilën pritet të sqarohen këto përmbajtje dhe takimi me pjesëtarë të KFOR-it./arbresh.info/

EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme