Partia Demokratike e Kosovës (PDK), synon që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.
Të hënën PDK ka kërkuar mbështetjen e partive politike për një mocion për shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas PDK-së, kjo do të jetë një rrugë që të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ky mocion do të mund të ngritët nëse ka nënshkrimet e 40 deputetëve, ndërsa për të kaluar nevojiten 80 vota në parlamentin me 120 vendesh.
Nëse vendoset për shpërndarjen e parlamentit, presidentja duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme, që duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së tyre.
Nëse shpërndarja e Kuvendit, sipas Partisë Demokratike, do të ndodhë para datës 30 maj, atëherë zgjedhjet mund të mbahen në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.
Ndërkohë, sa i përket mundësisë së përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, Rashit Qalaj tha se duhet pasur kujdes.
“Nuk mund të them që ka diçka që mund të eskalojë ne duhet të jemi të kujdesshëm, institucionet e sigurisë, sidomos Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë duhet të jetë i përgatitur me informacione në mënyrë që pastaj organet e zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës të jetë, e gatshme të analizojë ato informata dhe të bëj plane që të reagojë në mënyrën e duhur”, pohon Qalaj.
Deputeti flet rreth ngritjeve në sondazhe që PDK ka pasur në media, dhe thekson bindshëm nominimin e kryetarit aktual të komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzës, i cili sipas tij, do të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova.
“Në plan të parë, qeverisja e dobët e pushtetit aktual, qeveria e dëmshme për vendin, dhe pastaj mobilizimi i Partisë Demokratike, nominimi i z. Bedri Hamza, i cili besoj që do të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova”, thotë Qalaj.
Tutje, ai thotë se gjasat për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje janë zero, dhe nuk do të ndodhin.
“Është herët të flitet për koalicione, mendoj që kur ne flasim për qeverisje të dobët, për qeverisje të keqe, për shkelje kushtetuese, për shkelje të ligjit, besoj që gjasat për koalicione janë zero dhe nuk do të ndodhin”, përfundon ai.
Ndryshe, Mandati katërvjeçar i “Qeverisë Kurti 2” aktuale përfundon në fillim të vitit 2025./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...