Vizita e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu në Hagë ngriti shumë pikëpyetje e habi si shkak i marrëdhënieve jo të mira të saj me ish- presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Vesli, raporton arbresh.info.
Njohës të çështjeve politike thonë se Ministrja e Drejtësisë do duhej të kërkonte falje para se të shkonte në Hagë, kjo për faktin se në të kundërtën Haxhiu nuk do të përballej me refuzimin që iu bë ditë më parë nga dy ish krerët e UÇK-së.
Jo më larg se disa vite më parë, iu referohej me terma “kriminelë” dy ish-funksionarëve të Kosovës përgjatë kohës sa Lëvizja Vetëvendosje në opozitë.
Analisti Nexhmedin Spahiu për arbresh.info tha se nuk e kupton shkuarjen e Haxhiut në Hagë, pasi që deri dje ajo i ka quajtur kriminel.
“Po nuk e di çka ka lyp ajo që u shku atje, e dyta ti nëse një njëri e quan kriminel, ti nuk ke pse shkon me vizitua kriminelin, kështu që kjo ka qenë vizita e saj veç sa me i hargju paret e Kosovës edhe është një formë e korrupsionit të znj. Haxhiu, d.m.th thjesht me shfrytëzua rastin me shku deri në Hagë me u shëtitë me pare të shtetit dhe asgjë më tepër. Pra kjo thjesht me pare të taksave të mija, zonja shkon bënë shëtitje deri në Hage për çfarë për të vizituar dikë që e ka quajtur kriminel, edhe e ka ditë që nuk do ti dalin në takim, se edhe unë të kisha qenë në vendin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nuk kisha me taku” tha Spahiu.
Se shkuarja e saj në Hagë është vetëm një reklamë e thotë edhe analistja Afërdita Maliqi.
Maliqi për arbresh.info tha se gjatë gjithë karrierës Haxhiu i ka sulmuar edhe Thaçin edhe Veselin, duke i quajtur edhe kriminel.
“Albulena Haxhiu në tërë karrierën politike të saj i ka sulmuar edhe Thaçin, edhe Veselin, të cilët ka momente kur edhe i ka quajtur “kriminelë”. Shkuarja e saj në Hagë më shumë më duket pak reklamë pa arsye, edhe thjeshtë se kam kuptuar e as arsyetuar”, tha Maliqi.
Tutje ajo tha se refuzimi nga ana e dy ish krerëve të UÇK-së për tu takuar me të është më se i drejt.
“Vendimi i Thaçit dhe Veselit për mos ta takuar më është duk vendim i drejte, pavarësisht pozitës që ka ajo. Në ndërkohë, Haxhiu sikurse e gjithë Vetëvendosje nuk është që kërkojnë falje për fyerjet apo kritikave që kanë pas më herët, thellë thellë, ata ashtu mendojnë edhe sot, por që tash janë në një situatë tjetër për me pranua”, deklaroi Maliqi.
Në anën tjetër analisti Arton Demhasaj për arbresh.info tha se të dy palët kanë përdorur fjalë që nuk do duhej ti përdorin, dhe se kërkim falje në këto raste është më se e drejt.
“Ka pas mendime të ndërsjellat në Kuvend se a kanë vullnetin palët, tash me i kërkua falje njëri-tjetrit për fjalët që i kanë përdor, mbetet çështje e tyre. Se a duhet me i kërkua falje? Mendojë se duhet me ndodhë për shkak se debati në Kuvend është debat tjetër që nuk duhet asnjëherë me rrshit në ofendime, fyerje e gjëra të tilla, dhe mendoj që duhet me pas kërkim falje për cilësimet që janë përdorë”
Ndërkaq refuzimi për tu takuar nga ana e dy krerëve me Ministren e Drejtësisë është jo korrekt sipas Demhasaj pasi që në Hagë ajo ka shkuar para se gjithash si Ministre jo si Albulena Haxhiu.
“Nuk duhet me pas pastaj pamundësi ose thjesht refuzim të takimeve për shkak se Albulena Haxhiu nuk ka shku në Hagë si Albulena Haxhiu por si Ministre e Drejtësisë. Duhet të ndodhë kërkim falja nga Ministrja Haxhiu në mënyrë që ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Vesli sa herë që Ministrja e Drejtësisë është atje të takohen”, tha Demhasaj.
Kujtojmë se përgjatë kohës sa ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte pjesë e LVV-së, përgjatë një takimi që pati me ish-presidentin Thaçi, u kritikua ashpër nga atë botë nga bashkëpartiakja, Albulena Haxhiu, ku kjo e fundit e quajti Thaçin kriminel, duke kritikuar ish-kreun e Prishtinës pse ia kishte dhënë dorën atij.
Kriminel tashmë drejtuesja e Drejtësisë iu referohej edhe ish-kryetarit të Kuvendit.
“As s’më intereson nëse Kadri Veseli kërkon falje. S’e ndryshon Veselin kërkim falja ndaj meje. Unë s’mundem me e quajt me ndonjë emër tjetër, se ai për mua është kriminel”, kishte thënë ajo.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të mërkurën ka udhëtuar për në Hagë, ku ka takuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...