Rreth 300 persona janë arrestuar që nga 24 marsi, kohë kjo kur Qeveria e Kosovës kufizoi qarkullimin e qytetarëve, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Këto masa u kundërshtuan nga presidenti, Hashim Thaçi, duke kërkuar kështu opinionin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje më këtë masë.
Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kufizimin e lirisë së lëvizjes gjatë orëve të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës e ka konsideruar kundërkushtetuese, respektivisht kufizim të lirive dhe të drejtave të garantuara dhe mbrojtura me Kushtetutë.
Juristët dhe ekspertët e sigurisë kanë treguar për arbresh.info se çfarë do të ndodhë me personat që u arrestuan gjatë kësaj periudhë, mbi bazën se kanë shkelur vendimin e Qeverisë.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, për arbresh.info, thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk kanë zbatuar vendimet e qeverisë edhe pse kundër kushtetues nuk lirohen nga përgjegjësia penale.
Ai vlerëson se Kushtetuta dhe ligji në Kosovë përcakton se vendimet e qeverisë apo vendimet e organeve administrative mund të jenë subjekt i atakimit në konflikt administrativë nga secili qytetarë që konsideron se i është kufizuar apo mohuar ndonjë e drejtë në gjykatat e rregullta.
“Deri në kohën kur me një vendim të organeve kompetente vendimet e qeverisë nuk shfuqizohen të njëjtat konsiderohen të ligjshme dhe të zbatueshme nga të gjitha institucionet dhe qytetarët e shtetit”, deklaron Miftaraj.
Ndërkaq, drejtori i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, vlerëson se qytetarët të cilët janë arrestuar, ndaluar apo dënuar me gjobë mandatore për shkelje të vendimit të qeverisë i cili është në fuqi deri me datën 13 prill e kanë të drejtën e tyre që t’i adresojnë paditë private për dëmshpërblim në gjykatat kompetente të Kosovës, pasi që qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtën e parashtrimit të padisë në gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Problemi kyç është si do të veproj Policia, Prokuroria dhe Gjykata deri më 13 prill, bazuar në atë që legjitimiteti i vendimit ( anti-kushtetues ) shfuqizohet me datën e sipërpërmendur ndërsa në aspektin legal janë të thirrur që t’i zbatojnë vendimet deri në një vendim tjetër legjitim”, deklaron Elezi.
Realisht, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, sqaron se komisionet funksionale si komisionet për shëndetësi, komisionet për siguri kanë mbikëqyrë një paragraf të atij vendimi që duhet ta mbikëqyr zbatimin e masave çfarë janë ndërmarrë, të kufizimit të lirisë së lëvizjes.
“Që mos te vjen deri tek shmangja nga të drejtat dhe lirit e njeriut, që gjegjësisht është një kategori më e rëndë se sa kufizimi i lirisë, për atë arsye nëse ka shmangie, atëherë është e drejtë e qytetarët të ankohen nga vendimi i Qeverisë”, ka thënë ai.
Në rastin se a kanë të drejtë ankese për arrestimin që iu është bërë këtyre qytetarëve dhe si do të dëmshpërblehen këta persona, Ibishi thotë se nëse ka raste të tilla, atëherë me gjyq mund t’i fitojnë të drejtat e tyre, nëse ka pasur ndonjë shkelje esenciale gjegjësisht nga shmangja e gëzimi të drejtave dhe lirive të njeriut.
Sipas këtyre ekspertëve për herë të parë po ballafaqohen institucionet e Kosovës me një aktgjykim të tillë, ku konstatohet shkelja, por efekti juridik është në shpërputhje me kohën e implementimit konform procedurës administrative./E.Ballazhi/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...