Policia serbe ja rrëmbyen burrin dhe katër djemtë më 27 mars 1999.
Dy djemtë e gjetur ja kishin djegur, derisa burri dhe dy djemtë e tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Për një grua si Ferdonija koha nuk po lëvizë. Lodra, topi i futbollit dhe dhomat e tyre vazhdojnë të jenë ashtu si i lanë.
Kujtesë e tmerrshme se si jetët e tyre përfunduan. Më 17 shkurt bëhen 13 vjet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, por Ferdonija e vuan secilin vit, derisa nuk merr vesh për fatin e burrit dhe dy djemve të saj.
Ajo është gjallë për të treguar historinë e saj e tmerrin që ka kaluar gjatë luftës nga policia serbe dhe që po e përjeton për 22 vjet.
Ferdonije Qerkezi para kësaj periudhe të luftës, ishte një bashkëshorte e dashur e një nënë e përkushtuar për katër bijtë e saj.
Kjo shtëpi muze ndodhet në në qytetin e Gjakovës, në shtëpinë tashmë të shpallur muze të familjes së Halim dhe Ferdonije Qerkezit.
E kjo shtëpi si ashtu e para 22 viteve, në çdo cep të murit të kësaj familje është historia e bashkëshortit, Halimit, djemve Artanit, Ardianit, Armendit dhe më të voglit Edmondit.
Kjo është gruaja e cila nuk është e vetmja e cila pret me duart e saj në gji, kthimin e bijëve të saj e të bashkëshortit, edhe pse në vitin 2005 u janë gjetur trupat e dy djemve të saj Artanit dhe Edmondit.Top of Form
Me dhimbje e gjysmë zëri tregon për dhomat e bijve të saj të martuar, ku vetë historia gjendet në këto dhoma.
Nëna Qerkezi e cila jeton tash e sa vjet e vetme në shtëpi, ka thënë se ende shpreson se dy djemtë dhe burri i saj një ditë do të kthehen.
E ndërsa, në hyrje të shtëpisë së saj është e mbjellur lulja nga dora e Edmondit, e cila nga ajo lule është shpeshtuar në lule të tjera.
Përfundimi i takimit tonë ishte i mbushur me dhimbje e ankthe, ku në atë shtëpi muze jeton një grua e vetme e cila bie dhe zgjohet e vetme pa i parë fytyrat e familjarëve të saj, ku i sheh vetëm në fotografi.
Vizita jonë përfundoi, e përveç familjarëve e dashamirëve askush nga institucionet nuk e viziton nënën e historisë së gjallë ku burrin e katër djemtë e saj ia dha lirisë së Kosovës./Elmedina Ballazhi/arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...