Rreth 14 mijë raste aktive janë aktualisht në Kosovë, dhe qytetarët e besimit islam po i afrohen muajit të shenjtë të Ramazanit.
Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka marrë mundin deri më tani të hartojë rekomandime të caktuara sikur që kanë bërë vendet me shumicë myslimane.
Për më shumë se katër ditë ata nuk i kanë kthyer përgjigje portalit arbresh.info nëse do të ketë rekomandime të veçanta sa i përket agjëruesve, për shkak të përhapjes së virusit COVID19.
Falja e namazit të Taravive dhe vizitat tek familjarët e karakterizojnë këtë muaj të shenjtë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë ende nuk ka ndonjë vendim në lidhje me këto raste.
“Në fuqi janë masat e ndërmarra me herët. Nëse do të ndërmerret ndonjë mase e re, publiku do te informohet me kohe. Situata është shqetësues dhe kujdesi duhet te rritet në të gjitha nivelet”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.
Hoxhë Mustafë Mehmeti, që jeton në Bernë të Zvicrës, për arbresh.info sqaron se duke u bazuar ne normativet që i ka përcaktuar teologjia islame në relacionin shëndeti dhe praktika fetare, si zakonisht shëndeti është apriore dhe kështu si preventiv, për ruajtën e shëndetit si në rrafshin individual por edhe kolektiv shtyn drejt reduktimit të obligimeve fetare apo edhe lirimi prej tyre në tersi.
“Presim nga strukturat tona edhe gjatë këtij ramazani pa kurrfarë hezitimi, tërë sistemi i adhurimit aty radhitet edhe namazi i taravive që të harmonizohet në mënyrën konstruktive me rekomandimit që dalin nga instancat dhe institutet e shëndetësisë. Edhe grumbullimi si në mjediset familjare por edhe kolektive si në iftare dhe syfyre duhet të jetë në harmoni me rekomandimet që dalin nga instancat përkatëse me zero tolerancë. Sepse filozofia e ramazanit në vetvetiu ngërthen para të gjithave shëndetin dhe jetën e njeriut”, shprehet Hoxhë Mustafë Mehmeti.
Hoxhë Mustafë Tërniqi thotë se masat duhet përcaktohen nga BIK-u.
“Ajo varet nga rregullat që do të vendosë Bashkësia Islame në raport me rregullat anti-Kovid që përcakton Ministria e Shëndetësisë”, shprehet Tërniqi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundi ka dhënë rekomandime para muajit të Ramazanit dhe festës së Pashkëve ku bën apel që të ruhen masat anti-kovid.
“Komunitetet në të gjithë rajonin evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime fetare apo shoqërore gjatë kësaj kohe. Në vendet që përjetojnë transmetim të gjerë të virusit, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i mbledhjeve të tilla duhet të konsiderohen seriozisht”, thuhet në njoftimin e OBSH-së./arbresh.info/
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...