25 psikologë vazhdojnë të japin këshilla psikologjike për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin mendor, në kohën kur përballimi i pasojave që po shkakton pandemia është tejet i vështirë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, në qeverinë e kaluar të drejtuar nga Albin Kurti është realizuar një projekt gjatë kohës së pandemisë e cila ka ofrua shërbime psikologjike për problemet që qytetarët kanë hasur gjatë karantinimit.
Gjatë asaj kohë kjo linjë telefonike ishte falas dhe kishte për qëllim t’u ofrojë mundësi qytetarëve që të kërkojnë ndihmë psikologjike duke bashkëbiseduar me psikologët, shkruan arbresh.info.
Me qytetarë vazhdimisht në kontakt kanë qenë rreth 40 psikologë dhe studentë të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
arbresh.info ka marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë ku thonë se një linjë e tillë ekziston ende, por vetëm është e zhvendosur në Fakultetin e Mjekësisë.
“Po linja për ndihme psikologjike falas ekziston ende. I vetmi ndryshim është se ata kane ndërruar lokacionin, janë vendosur ne mjediset e Fakultetit te Mjekësisë”, thonë nga MSH.
Po ashtu ndihma ndaj qytetarëve është duke vazhduar, kështu duke u realizuar me dhjetëra telefonata falas brenda ditës.
“Vazhdojnë t’u japin qytetareve ndihmën e kërkuar përmes bashkëbisedimeve telefonike. Brenda ditës realizohen me dhjetëra lidhje telefonike falas”.
E kjo iniciativë e cila u morr që nga 22 prilli i këtij viti edhe pas lirimit të masave, ka rënë fluksi i kërkesave nga qytetarët për tu dal në ndihmë.
Kështu thotë Njomza Halimi koordinatore për linjën e psikologeve në qendrën e thirrjeve, në një prononcim për arbresh.info.
“Varësisht prej fluksit kemi nga 5 deri ne 10 thirrje brenda ditës, për fat te keq kemi pas një rënie të dukshme në fluksin e thirrjeve”, thotë Halimi.
Problemet dhe ankesat që adresohen në këtë qendër Halimi thotë se variojnë nga gjendja socio-ekonomike, shëndetësore, po ashtu ka edhe thirrje të cilat janë si shkak i frikës nga situata pandemike.
E për këtë kjo qendër ka të angazhuar 25 psikologë, më pakë se që ishin nga fillimi i kësaj iniciative.
“Ankesat variojnë nga gjendja socio-ekonomike, gjendja shëndetësore ose kushte te tjera rrethanore. Mirëpo shumica e thirrjeve kanë si bosht të përbashkët amullinë dhe frikën e krijuar rreth situatës pandemike si dhe sfidat që krijohen apo shoqërohen nga kjo situatë. Për momentin kemi 25 psikologë të angazhuar në linjë në një orar nga ora 11:00 e mëngjesit, deri në 10:00 të mbrëmjes”, thotë Halimi.
E ndër këshillat kryesore që ata japin për telefonuesit, thotë se janë ato që kanë të bëjnë me shëndetin mendorë.
“Një nder këshillat kryesore qe u japim telefonuesve edhe që çfarëdo situate emocionale apo mentale që ata gjinden, gjithmonë ka një zgjidhje mjafton që të flasin me dikën, të konsultohen dhe të mundohen që ta marrin shëndetin e tyre mendor parasysh sado që sfiduese mund te jetë kjo periudhë”, deklaron Halimi.
Në Qendrën e Thirrjeve për COVID-19 gjenden vullnetarë, psikologë të diplomuar ose absolventë të Departamentit të Psikologjisë, të cilët ju ndihmojnë qytetarëve ta përballojnë kohën e pandemisë dhe pasojave që mund të vijnë si rezultat i saj./Elona Haxhiu/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...