Lavdim Çeli, nga Gjakova, ka më shumë se 16 vjet që jeton në Zvicër. Ai ka bërë tatuazh figurën e Ramush Haradinaj, dhe thotë se gjeneratat e reja pak dinë për atë që ka ndodhë prej viteve të 90’ta e deri në luftë. Për këtë, Çeli jua lë fajin prindërve të këtyre gjeneratave të reja.
“29 maj ka fillu lufta në fshatin Junik dhe me dy qershor kam shku edhe unë në Junik. Në atë kohë emri i tij (Ramush Haradinajt) na mbajke gjallë. S’kom pasë rastin me taku gjatë luftës po na majke gjallë emri i tij”, thotë Çeli për arbresh.info.
Këto janë një ndër arsyet që ai më 30 korrik të vitit 2018 bëri tatuazhin me figurën e Haradinajt, në Tiranë, një ditë para se ta takonte në atë kohë kryeministrin Haradinaj.
“U emocionu kur e pa. E more vëlla i paske bo telashe vetit me këtë. Zviceranët kur më pyetshin kush është, i thosha kryeministri.”
Krahas lëvdatave thotë se ka patur edhe kërcënime kur e kishte bërë publik tatuazhin, por shton se asnjëherë nuk do ta heqë atë tatuazh, duke treguar se çfarë më së shumti e ka bërë të mburret me figurën e Ramush Haradinaj.
“Dikush më ka kritiku, dikujt i ka ardhë mirë. Dikush m’ka shkru ‘paske me pre qat dorë’. Por, mas disa kohe kur u vendos taksa më boni me u ndi shumë mirë, edhe pse shqiptarët nuk ish dashtë me i ble produktet e Serbisë. Nuk ma merr menja që kom me fshi apo me mbulu me diçka tjetër. E boni taksën edhe ushtrinë. Ma mirë se për taksë jom ni kur u bo ushtria.”
Çeli ka edhe një mesazh për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Me vazhdu si përpara, u kon komandant i mirë, dhe karrierën politike e ka mbajtë mirë. Kohëve të fundit ka bo shumë të mira për Kosovën, dikush ja din, e dikush nuk ja din. Ramushit i kisha thonë, veç vazhdo komandant. Edhe mburrna çka bënë ti për Kosovën.”
Lavdim Çeli ka tetë anëtarë të familjes të vrarë në luftën në Kosovë, derisa bënë të ditur se katër anëtarë të familjes kanë luftuar nën emblemën e UÇK-së.
“I kom tetë anëtarë të familjes të vrarë në luftë, katër anëtarë jemi kon në luftë. Le ta dinë krejt shqiptarët se për secilin person në luftë që u vra Ramush Haradinaj ka marrë hak, edhe falë tij në Dukagjin flasim shqip. E gjeneratave të reja m’vjen keq që prind e tyre nuk ju tregojnë për të kaluarën.”/arbresh.info/
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...
Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-n...