“Bereqeti”, me mbi 10 mijë pako donacion nisë muajin e shenjtë të Ramazanit

12:11 | 24 Prill 2020
arbresh.info

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka filluar me paketimin e produkteve ushqimore për shpërndarjen e tyre për gjithë familjet në nevojë në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020”.

Ky aksion ka filluar nga 1 prilli i këtij viti dhe do të vazhdoj deri me 1 maj.

Së pari kjo shoqatë e kishte pasur në plan që të grumbullonin deri në 10 mijë pako, por fal vullnetmirëve e ka kaluar numrin.

Përgjegjësi i Shoqatës Bamirëse “Bereqeti”, hoxhë Xheladin Fazliu, ka thënë për arbresh.info, se deri më tani janë grumbulluar mbi 10 mijë pako të produkteve ushqimore dhe se do të vazhdohet edhe në javën e parë të Ramazanit.

“Si fillim ne si plan e kemi pasur që t’i grumbullojmë deri në 10 mijë pako, por fal vullnetit të mirë të humanistëve ka kaluar këtë numër,” është shprehur Fazliu.

Aksionin humanitarë e kanë përkrahur edhe donatorë të shumtë të cilët kanë ofruar para e disa të tjerë edhe pakot ushqimore e higjienike.

Pakoja përmban mbi 20 artikuj, e disa prej artikujve janë edhe të produkteve vendore, ka deklaruar hoxha Xheladin Fazliu.

“Tek këto pako është një e mirë se fal donatorëve ne kemi edhe disa produkte vendore tonat”, tha ai.

Po ashtu ky aksion humanitarë, sipas tij do të zhvillohet edhe gjatë Festës së Fitër Bajramit.

Po ashtu, bëjmë të ditur, se ditë më parë edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, kishte vizituar për së afërmi njërën nga depot ku ka parë punën e Shoqatës “Bereqeti” para se të shpërndahen pakot ushqimore./E.Ballazhi/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme