Berat Gjimshiti “lideri i heshtur” shqiptar që shkroi histori me Atalantan në Europa League

13:00 | 4 Janar 2025
K.B

Viti 2024 ka qenë një vit i mbarë për futbollistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare, ndër ta ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili shkroi histori me klubin e tij, Atalantan duke u shpallur kampion i Europa League për herë të parë në histori.

Padyshim shtyllë kryesor në këtë triumf të klubit italian ishte edhe “lider i heshtur”, Berat Gjimshiti, i cili është çelësi i mbrojtjes së klubet zikaltër, shkruan Arbresh.info.

Italianët e nisën shumë mirë këtë fazë të garave ku dolën të parët në grupin D, ku ishin pjesë edhe Sportingu, Sturm Grazi e Rakowi.

Pas gjashtë ndeshjeve, skuadra e Gjimshitit grumbulloi 14 pikë dhe grupin e mbylli si liderë.
Gjithcka nisi me një fitore me rezultat 2-0 ndaj Rakow, teksa vazhdoi me një tjetër në fushën e vështirë ndaj Sportingut në Portugali me rezultat 1-2.

Barazim i parë erdhi vetëm pas ndeshjes së tretë ku u ndalen baras me rezultat 2-2 ndaj Sturm Grazi në Itali. Por në ndeshjen e kthimit, të drejtuarit e Gasperinit u “revanshuan” duke triumfuar 1-0.

Edhe ne xhiron e pestë, zikaltrit u ndalën me barazim 1-1 ndaj Sportingut. Kurse në ndeshjen e fundit në grupin deklasuan Rakowin duke e mposhtur 0-4 në udhëtim.

Falë pozitës së parë në tabelë, Atalanta u kualifikuar direkt në rrethin e 1/8 së finales, aty ku shorti për çudi i përballi me Sporting Lisbonën sërish.

E papritur por ia që doli, ndeshja e parë u zhvilluar në Portugali ku u mbyll me po të njëjtin rezultat ashtu sikurse në fazën e grupeve 1-1.

Ndërsa sfida e kthimit në Itali, ishte në favor të Atalantas, Gjimshiti me shokë ia doli të arrijë çerekfinalen, duke eliminuar portugezët me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Atalanta e “nënvlerësuar” do të përballej me Liverpoolin në stadiumin mitik “Anfield Road”.

Një befasi apo një nënvlersim i kundërshtarit nga “The Reds”, kjo tregoi shumë pasi midis Anglie, Atalanta demoloi Liverpoolin duke e mposhtur 0-3, kështu bëri një hap të madh drejt kualifikimit historik për në gjysmëfinale.

Liverpooli në sfidën e dytë shënoi vetëm një gol dhe kështu u eliminua nga rrethi i tetë më të mirëve.
Strategu, Gian Piero Gasperini tregoi edhe njëherë tjetër se këtu kompeticion e do në sirtarin e tij të trofeve.

Ky triumf ndaj Liverpoolit i cili ishte favoriti kryesor për ta fituar këtë kompeticion rriti apetit në skuadrën italiane e cila bënte futbollin më të bukur në Itali.

Gjimshitit me shokë i mbetën edhe dy sfida para finales, radha ishte tani për Marseillen.

Gjysmëfinalja e parë nuk shkoi ashtu sikurse ata e pritën, pasi u mbyll baras në 1-1. Mirëpo ndeshja e dytë futbolli sulmues i këtij klubi i dha finalen e parë në histori.

Atalanta i mposhti 3-0 francezët dhe kështu tregoi forcën e saj edhe njëherë tjetër.

Një finale titanësh na priste mes skuadrës me sulmin më të mirë dhe skuadrës së vetme pa humbje deri në atë moment në Evropë. Atalanta e Berat Gjimshitit apo Leverkuseni i Granit Xhakës.

“Aviva Stadium” në Dublin ishte nikoqire e finales së madhe të vitit 2024 në Europa League.

Ndërkohë finalen e shqiptarëve e fitoi Atalanta në krye me kapitenin Berat Gjmshiti. Xhaka u mposht për herë të parë në atë sezon me rezultat 3-0.

Një hattrick i Ademola Lookman, i dha trofeun më të çmueshëm në histori të klubit të Atalantas.

Berat Gjimshiti shtylla e mbrojtjes së këtij klubi ngriti në qiell trofeun historik të parin për klubin e tij dhe la emrin e tij në histori të gjigantit italian i cila dita e ditës është duke u rritur edhe më shumë.

Përveç lidershipit në mbrojtje, “luftëtari” shqiptar shënoi një gol gjatë kësaj kampanje në Europa League.

Ai shënoi golin e fitores në fazën e grupeve ndaj Sturm Grazit.

Ndërsa mbrojtja e kësaj pësoi vetëm tetë gola në 13 ndeshje të luajtura. Ndërsa sulmi ishte shumë efikas ku u realizuan plotë 25 gola.

Viti 2024 ka qenë viti më i suksesshëm në histori të këtij klubi ku përveçse fituan Europa League ata ishin edhe nën kampion të Superkupës evropiane, ku u mposhtën nga Real Madridi në finale me rezultat 2-0./Arbresh.info/Drilon Halili/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme