Asnjë polic i infektuar deri më tani, disa në izolim të detyruar

11:50 | 23 Mars 2020
arbresh.info

Policia e Kosovës u ka  siguruar zytarëve policorë  masat mbrojëse për kujdes nga virusi Covid 19.

Këtë  e kanë  bërë  të  ditur nga Zyra për infromim në  një përgjigje dhënë  për arbresh.info.

Ata thonë  se deri më  tani asnjë  pjestarë  i policisë  nuk është  infektuar me koronavirus, por vetëm disa janë  të  sugjeruar për izolim nga ekipet mjeksore.

“Deri me tani fatmirësisht, asnjë zyrtar nuk është i infektuar me Koronavirus, ka disa zyrtar që janë sugjeruar për vetë izolimi dhe izolimi i detyruar ka rrjedhe me rekomandim te Ekipeve Mjekësorë neper pikat kufitare, ( pas ardhjes se tyre nga vende te ndryshme si ; Zvicër, Londër, Serbi, Amerike, Gjermani etj“, thonë nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, ata thonë  se janë  marrë  edhe masa të  tjera, siç është dizenfektimi dhe shumë  masa të  tjera mbrojtëse.

“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth Koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë  siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në të gjitha pikat kufitare, stacioneve dhe objekteve policore proces i cili është në vazhdim.“

Tutje nga zyra për informim kanë  bërë  të  ditur se një  numër i zyratrëve policorë  që  kanë  sëmundje të  rënda janë  të liruar nga puna përkohësisht.

“Një numër i zyrtareve policor te cilët kane sëmundje te renda dhe një pjese e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike.“

Ndryshe ata njoftojnë se Policia e Kosovës, po vazhdon me punën e saj me orare të zakonshme dhe sipas nevojës dhe planifikimeve me orar të zgjatur me qellim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë së RKS-së.

Kujtojmë se deri më  tani në  Kosovë  është  shënuar një  viktimë nga virusi Covid 19 ndërsa numri i të  infektuarve ka shkuar në  33 raste./E.Haxhiu/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme