Peja së bashku me Sigal Prishtinën janë favoritët kryesorë për ta fituar Superligën e Kosovës në basketboll.
Kështu mendojnë analistët Blerim Krasniqi dhe Ismet Ferati. Sipas tyre “Verdhëzinjtë” kanë një përparësi, por finalja e play-off do zhvillohet mes këtyre dy skuadrave.
Trajneri i njohur kosovar, Blerim Krasniqi në një intervistë për portalin arbresh.info, tha se katër skuadrat që ishin në finale të Kupës së Kosovës do të jenë finalistët e play-offit.
“Katër ekipet që ishin në finale të Kupës së Kosovës, kanë me qenë finalistë të play-off të kampionatit të rregullt. Diferenca është shumë e vogël dhe kjo jep kurajo që ky kampionat ka më qenë interesant nëse nuk është kualitetit si kemi dëshirë, mirëpo rivalitet do këtë. Përparësi do këtë Peja që është organizuar dhe ka një numër të konsiderueshëm të lojtarëve, pastaj është Ylli që më ka habitur sidomos me arritje në finale, pastaj është Rahoveci dhe mos të harrojmë Sigal Prishtinën”, u shpreh Krasniqi.
Ndërsa i pyetur se kush do ta fitojë titullin, Krasniqi deklaroi se finalja do Peja – Prishtina dhe “Verdhëzinjtë” kanë përparësi, andaj do arrijnë ta fitojnë titullin.
“Do të rivalizohet Peja me Prishtinën, nëse Prishtina do angazhojë lojtarë të huaj, ka mungesë i mungon një playmaker. Mund të këtë befasi nga Rahoveci dhe Ylli. Në fund finalistë do jenë Peja dhe Prishtina, ndërsa në fund do fitojë Peja”, përfundoi ai.
I të njëjtit mendim për katër skuadrat që do kualifikohen në play-off është edhe Ismet Ferati, i cili në një intervistë për portalin arbresh.info, tha se Prishtina, Rahoveci, Peja dhe Ylli do jenë në play-off.
“Mendoj se do jenë Prishtina dhe Rahoveci sepse e kanë orarin me të lehtë dhe pothuajse e kanë siguruar play-off, gjithashtu mendoj se Peja do jetë në play-off dhe Ylli ndërsa në pozitën e pestë dhe gjashtë i shoh Ponte Prizren dhe Bashkimin. Ekipet e tjera nuk kanë gjasa sepse tre skuadrat e para kualifikohen direkt”, deklaroi Ferati.
Kurse për finalen e play-off, Ferati beson se do jetë Peja – Prishtina sepse dy skuadrat janë duke treguar lojë më të mirë dhe i kanë lojtarët më të përgatitur.
“Mendoj se favoritët kryesorë janë Peja dhe Prishtina, pa marrë parasysh përforcimet e Rahovecit dhe Yllit. Ylli sidomos ka treguar lojë të mirë në Kupë dhe jo rastësisht e ka mposhtur Prishtinën. Mirëpo, në play-off do jetë vështirë për Yllin dhe Rahovecin ta fitojnë Pejën dhe Prishtinën, pasi kanë font më të mëdha të lojtarëve dhe fizikisht janë më të përgatitur”, shtoi ai.
Ndërkohë, i këtij mendimi nuk është trajneri, Betim Berisha, i cili për portalin arbresh.info, tha se play-off nuk do e arrijë Rahoveci ndërsa skuadrat që do kualifikohen janë Peja, Sigal Prishina, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi.
“Realisht ky stinor duket se do jetë shumë më interesant dhe më i mirë se stinori i kaluar, ekipet janë shumë të fortë, mendoj që nuk janë vetëm katër ekipe që luftojnë për play-off, por i kemi mbi pesë ekipe. Peja është shumë e përforcuar këtë stinor pas transferimit të Dardan Berishës, ka marrë trajnerin Jeronimo Sarin që ka përvojë mjaft të madhe dhe mendoj që Peja është një ndër skuadrat se bashku me Sigal Prishtinën, Bashkimin dhe Golden Eagle Ylli”, u shpreh ai.
Ndërsa në finale Berisha mendon se do jenë Peja dhe Golden Eagle Ylli, sepse në kampionat janë duke u treguar më serioz, andaj kanë më shumë gjasa për tu bërë kampion.
“Mendoj që Peja dhe Golden Eagle Ylli janë me serioze dhe mendoj që njëra nga këto ka gjasa më reale për tu bërë kampion”, përfundoi Berisha.
Krejt në fund sipas analistëve të basketbollit tonë gara për play-off do jetë mjaft e madhe dhe mbetet të shihet se cila skuadër do e fitojë Superligën e Kosovës në basketboll./E.Bytyqi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/204758667261419/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...