Google ADS

Afati po përfundon| Policia ende pa përgjigje për Specialen në lidhje me lirimin e mundshëm të Veselit, Selimit e Krasniqit

16:08 | 25 Tetor 2021
arbresh.info

Afati po përfundon, por përgjigje ende nuk ka nga Policia e Kosovës në lidhje me lirimin (e mundshëm) të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dhomat e Specializuara kërkuan informacion për autoritetin dhe kapacitetin e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve subjekte të lirimit me kusht, për të monitoruar dhe kufizuar komunikimet e këtyre individëve, për të administruar arrest shtëpiak si dhe zbatueshmërinë e kushteve që shoqërojnë lirimin e përkohshëm, duket se ende nuk kanë marr një përgjigjej ani pse afati po përfundon.

Arbresh.info ka dërguar një pyetje në zyrën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës por të njëjtit nuk kanë dhënë as një shpjegim nëse ju kanë kthyer ose jo përgjigjej Dhomave të Specializuara.

E ndonëse Policia s’kanë dhënë detaje, një përgjigje të shkurtë e kanë dhënë vet Dhomat  Specializuara.

Angela Griep, Shefe e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun nga këto Dhoma shkurt për arbresh.info është përgjigjur se “ të gjitha dokumentet publike janë të publikuara në faqen tonë të internetit”.

Por, në faqen e tyre nuk ka ndonjë dokument në lidhje me këtë çështje, shkruan arbresh.info.

Duket se Policia e Kosovës ashtu si çdo autoritet tjetër janë të obliguar t’i përgjigjen pozitivisht ftesave dhe kërkesave të Gjykatës Speciale.

Të paktën kështu ka thënë për arbresh.info, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

“Në bazë të ligjit për Dhomat e Specializuara,  Policia e Kosovës dhe çdo autoritet tjetër në Kosovë, janë të obliguara të iu përgjigjen pozitivisht ftesave dhe kërkesave të Gjykatës Speciale.  Në rastin konkret, Drejtori i Policisë duhet të informoj këtë gjykatë me mundësitë e Policisë së Kosovës për zbatimin e masave ndaj personave të pandehur sipas urdhrave që mund ti lëshoj kjo gjykatë”, ka përfunduar Miftaraj.

Njëjtë si Miftaraj mendon edhe njohësi i çështjeve juridike në vende, Arbër Jashari.

Vetëm se sipas Jasharit, Policia duhet të tregoj bindshmëri në katër elemente në këtë raste.

“Në fakt përgjigja që duhet të jap Policia e Kosovës, kalon dimensionet e disa informatave të rëndësishme dhe ka karakterin e një garancie. Prandaj ajo duhet të jetë e qartë, bindëse dhe e mbështetur në fakte konkrete.

Është shumë e udhës që të shmangen, frazeologjitë boshe dhe informatat e padobishme, por t’u  jepet rendësi vetëm atyre informatave që janë relevante për gjykatën.  Mendoj që Policia, duhet të bind në të paktën 4 elemente. E para se ka resurse humane te mjaftueshme dhe kapacitet teknike. E dyta,  profesionalizmi dhe integriteti. E treta besueshmëria. Dhe e katërta përvoja e dëshmuar institucionale”, thotë Jasharaj për arbresh.info.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, më 13 tetor i pati drejtuar urdhër Policisë së Kosovës për Dorëzim Informacioni me Shtojcë konfidenciale.

Në vendim thuhet se Policia e Kosovës urdhërohet të përcjellë informacion për autoritetin dhe kapacitetin e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve subjekte të lirimit me kusht, për të monitoruar dhe kufizuar komunikimet e këtyre individëve, për të administruar arrest shtëpiak si dhe zbatueshmërinë e kushteve që shoqërojnë lirimin e përkohshëm.

“Dhe, raste të mëparshme të zbatimit të kushteve që shoqërojnë lirimin me kusht ose paraburgimin e personave të akuzuar për krime të rënda. Krahas kësaj, Policia e Kosovës mund të dorëzojë çdo informacion tjetër shtesë që e konsideron se ka lidhje me sigurimin e zbatimit të lirimit me kusht”, thuhet në vendim.

Një përgjigje për të gjitha këto do të duhej të dorëzohej brenda dy javëve, respektivisht gjatë kësaj jave./V.Selimi/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme