A po harrohet lahuta?/Sokol Plakolli tregon pasionin e tij për këtë instrument muzikor

13:02 | 10 Shtator 2023
E.H

Lahuta një vegël muzikore me hark dhe me një kordë me të cilën këndohen  këngët kreshnike legjendare,  ku në të cilën përfshihet jeta dhe të dhënat e popullit shqiptarë.

Sokol Plakolli edhe pse me profesion regjisor ai për Arbresh.info trego më shumë rreth pasionit të tij që ka për lahutën.

E organizuar në pesë shtete të Ballkanit, ku në këtë vit do të organizohet edicioni i pestë, Sokoli na tregoi më shumë rreth mbajtjes së këtij festivali.

Edhe pse një instrument i lashtë, të rinjtë e vendit kanë një interesim për këtë instrument falë shkollës së lahutës.

Një vegël që i takon popujve të ndryshëm, Plakolli tregon për prejardhjen e këtij instrumenti.

Të gdhendura në lahutë fytyrat autentike të shqiptarëve Plakolli tregon tutje se si  prezantohet lahuta nga populli shqiptarë.

Ai gjithashtu është duke realizuar një kampanjë për mbledhjen e parave në qytetin e Prishtinës, për realizimin e festivalit të lahutës, përderisa shprehet i revoltuar pasi që nuk ka gjetur përkrahje nga Ministria e Kulturës./ Arbresh.info/ Edona Kasniqi/

Të ngjashme