Deri tani rreth 8007 persona kanë humbur jetën, ndërsa 201.549 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Rreth 82.034 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit në të gjithë botën.
E me këtë epidemi që ka kapluar të gjithë botën nuk ka shpëtuar as Kosova, ku deri më tash janë të infektuar 20 persona me Covid-19.
Por, pas përhapjes së këtij virusi, bizneset përfituan nga kjo fatkeqësi botërore duke ngritur çmimet e produkteve të tyre, e rreth këtij veprimi për arbresh.info ka folur edhe Valentina Bytyqi-Sefa, zyrtare për media në Administratën Tatimore të Kosovës.
Ajo ka thënë se që nga 12 marsi kur është marr vendimi nga Ministria e Financave, ATK, ka pranuar nga qytetarët 3.812 thirrje, shkruan arbresh.info.
“Që nga data 12 mars kur është marrë vendimi nga Ministria e Financave dhe Transfereve e deri më datë 17 mars, numri i thirrjeve të pranuara nga qytetarët është 3,812”, ka thënë zyrtarja për media në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa.
Ajo ka thënë po ashtu, se për të gjitha rastet e raportuara janë zhvilluar 1040 aktivitete në teren nga inspektorët tatimor, për të cilat do të ndërmerren masa ligjore, në bashkëpunim me inspektoratin e tregut dhe prokurorin.
“Për të gjitha rastet e raportuara janë zhvilluar 1040 aktivitete në teren nga inspektorët tatimor, për të cilat do të ndërmerren masa ligjore, në bashkëpunim me inspektoriatin e tregut dhe prokurorin. Vlen të theksohet se diferenca e raportimeve me aktivitetet në teren është pas që qytetarët kanë raportuar me dhjetëra herë për biznese të njëjta”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, zyrtarja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, ka shtuar se disa biznese janë zënë duke mos printuar kuponë fiskal menjëherë janë shqiptuar gjobat.
“Vlen të theksohet se për të gjitha rastet kur bizneset janë zënë duke mos printuar kuponë fiskal menjëherë janë shqiptuar gjobat bazuar në dispozitat e legjislacionit tatimor”, ka shtuar në fund ajo.
RAPORTO EDHE TI! (ATK ka të hapura linjat telefoni për qytetarë 0800 80 800 pa-pagesë, si dhe 038 222 165 me pagesë nga ora 08:00 deri në 22:00, në të cilat mund të raportohen rastet e rritjes së çmimeve të artikujve bazik ushqimorë dhe atyre farmaceutikë). /E.Ballazhi/arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës