Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Emocione të shumta nuk munguan të atyre që diplomuan me policët e rijnë që i’u shtuan radhës së Policisë së Kosovës.
Lot gëzimi, fjalë të mira, momente të lumtura ishin disa gjëra që nuk munguan.
E lotët e gëzimit, nuk ka mundur ti mbajë babai i një polici që sot diplomoi, raporton Arbresh.info.
Ai tha se është i lumtur që djali i tij e ka marrë këtë uniformë, pasi rinia kanë ikur nga Kosova.
“Kam emocione të papërshkrueshme, kom pas dëshirë me e marrë këtë uniformë, se rinia na ikën, unë dy djem i kam jashtë, e këta kam pas qef me inkuadru këtu, deshti fati dhe hini, unë kam qenë dhe më herët ushtar, shumë i gëzueshëm jam, ishalla kanë fat dhe skanë probleme”, u shpreh ai.
Ndryshe, në këtë ceremoni mori pjesë dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se policët të cilët sot po diplomojnë janë vlerë e shtuar e policisë sonë. /Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...