Klubi i Prishtinës tanimë ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e dy futbollistëve nga lëndimet, ndërsa trajneri i bardhe kaltërve, tani mund të llogarisë në dy lojtarët për ndeshjet e mbetura të sezonit.
Kryeqytetit i kishin munguar dy yjet e skuadrës, të cilët për shkak të lëndimeve të tyre të rënda kanë mbetur jashtë fushave disa muaj.
Njoftim imin për rikthimin e tyre, e bëri vetë klubi i Prishtinës, të cilët kanë njoftuar po ashtu se tanimë kanë filluar stërvitjen me grupin e skuadrës.
Mesfushori Kushtrim Gashi në një intervistë për Arbresh.info ka treguar se çka i ka munguar më së shumti gjatë kohës sa ishte jashtë fushës së gjelbër.
Ndërsa ndjenjat e rikthimit pas afro 5 muajsh në fushë, tha se dhe dëshira e tij më e madhe është për të rikthyer në debutimin me fanellën e kryeqytetit.
“Ka qenë një kohë e gjatë jashtë fushës, dhe ajo ndjenja ku për mbi katër muaj nuk mund të lëvizesha farë këmbën, ishte e vështirë, mirëpo ndjenja e rikthimit është e mirë, më mungoni më së shumti stërvitjet, normal, se jamë mësuar të jem nën stop në stërvitje, por edhe ndeshjet po ashtu” – ka thënë Gashi për Arbresh.info.
Si është forma momentale fizike dhe a pritet të rikthehet Kushtrimi luftarak në fushë, Gashi është përgjigjur “Forma fizike, normalisht që nuk është ajo të cilën dëshirojë ta kem, pasiqë ka vetëm që një javë jam grumbulluar me grupi, me disa vrapime të lehta, por mendoj që nga janar, unë do të jem 100% i gatshëm dhe të kem gjitha ngarkesat, ndërsa sa i përket se a do të jem Kushtrimi luftarak siç kam qenë, mbetet të shihet në vazhdim”.
Kushtrimi pësoi një lëndim shumë të rëndë gjatë finales së Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit, ndërsa operimin e përfundojë në muajin korrik dhe rikthimi i tij ishte i paraparë në vitin tjetër, mirëpo përkushtimi dhe serioziteti i madh që të rikthehet përsëri në fushë, bëri të vetën duke arritur që pas afro 5 muajve të rikuperohet.
Mesfushori ishte transferuar tek FC Prishtina pas tre vite të suksesshme me skuadrën e FC Ballkanit, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Vëllaznimin e Gjakovës dhe në Istog
Cilat janë synimet e klubit të Prishtinës, si dhe a pritet të ketë rinovim të kontratës apo do të largohet nga kryeqyteti dhe shumë pyetje të tjera, mundeni të i mësoni përgjigjet në intervistën më poshtë:
Kushtrim Gashi theksoi se Prishtina është klubi më i madh në Kosovë sikurse nga emri ashtu edhe nga trofetë.
“Prishtina është klubi me i madh në Kosovë po ashtu me tituj bindshëm me i madhi dhe kur ke parasysh të kaluarën e Prishtinës nuk do te mendojmë diçka tjetër por qe çdo vit të jemi në luftë për titull kampion”, tha ai.
Edhe pse titulli këtë vit është një mision i vështirë, Kushtrimi premton se Prishtina do të jetë konkurrent i fortë për dy trofetë e tjera në futbollin kosovar.
“Duhet te jemi realist këtë vit është e vështire pasi qe Ballkani thuajse ka krijuar një shkëputje me pikë por që jemi ne gare për Kupën e Kosovës do te luftojmë fuqishëm po ashtu kemi edhe super kupën me Ballkanin”.
“Mendoj qe nga faza përgatitore gjatë janarit atëherë kur do te krijohen edhe kushtet me te mira atëherë kur do te shohim lojtare me shume mendoj qe Prishtina duhet te luftoje çdo vit për titullin kampion”
Gashi me tutje foli për deklaratat e tij lidhur me interesimin për të nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Por për Kushtrimin më e rëndësishmja është të rikthehet në formën optimale dhe gjërat tjera janë sekondare.
Gashi ka kontratë me Prishtinën deri në verën e vitit të ardhshëm ndërsa për mikrofonin e Arbresh.info, ai tregoi për të ardhmen e tij dhe se do të mbetet te Prishtina edhe më tutje.
“Të pjesa se a do të mbetem te Prishtina apo do të largohem mendoj që do të ulemi të bisedojmë me presidentin, trajnerët dhe cila është më e mira për mua dhe për klubin do e bëjmë”.
Për më shumë mund të ndjekeni intervistën e plotë më poshtë:
/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...