Deklaratat pas takimit ndërmjet presidenti Hashim Thaçi, dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles kanë shpërfaqur “inatet” ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me negociatat për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Amerikanët kanë planë për çdo gjë. Është çështje tjetër të kesh plan dhe tjetër çështje që të angazhohesh që të kesh sukses. Ne jemi angazhuar dhe nuk po bëjmë garë me amerikanët dhe nuk do të ketë diferenca që të zgjidhim problemet, dhe nuk jemi t’i vendosim faj njëri-tjetrit. Jemi shumë të kyçur në proces, dhe nuk jemi shumë të zëshëm, por praktikisht jemi shumë të kyçur në proces. Nuk është detyrë e imja t’i bindë pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën. Këtu jam për politikën e Bashkimit Evropian dhe të lehtësojë negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshja mund të vijë vetëm kur këto dy vende të pajtohen”, është shprehur Borrel kur u pyet në lidhje me ndërmjetësimin e ShBA-së në dialog, shkruan arbresh.info.
Këto komente Borrel i ka bërë në një konferencë për medie pas takimit me Thaçin.
Ky i fundit shprehu besimin se Borrel ka përvojën në diplomaci dhe se me ekipin dhe shtetet anëtare do të punojë fuqishëm për një dialog me rezultate.
“Marrëveshje që sjellë paqe, stabilitet dhe të ardhme evropiane të sigurt. Dhe të mos ndodhë sikurse në muajt dhe vitet e kaluara. Marrëveshja do të duhej të nënkuptojë njohjen e Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Prandaj pres përpjekje të koordinuar nga Brukseli dhe Uashingtoni”, është shprehur Thaçi.
Pas këtij takimi, Borrel ka takuar edhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...