Anton Quni, Rrustem Berisha e Hisen Berisha janë bërë bashkë në Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë e Albin Kurtit.
Ish-luftëtarët e Ahmet Krasniqit edhe zyrtarisht do të bashkohen nën ombrellën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, së shpejti.
Nga burime brenda kësaj partie, arbresh.info mëson se i pari është, Hisen Berisha, që më 17 shkurt në Koshare do të zyrtarizojë aderimin në LDK, pas mungesës së një respekti dhe mungesës së një hapësire të merituar nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes së cilës kandidoi për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ky burim bënë të ditur se edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, do t’i bashkohet LDK-së më 3 maj në ditëlindjen e ish-komandantit të brigadës 138, Agim Ramadani.
Hisen Berisha po ashtu do të angazhohet si zëvendësministër i Mbrojtjes, ndërsa Rrustem Berisha do të jetë edhe pjesë e kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni.
Vetë Quni i ka konfirmuar arbresh.info se LDK-ja do të angazhohet në zbardhjen e vrasjeve të shumë zyrtarëve të saj.
“Ua kemi borxh familjeve të të vrarëve dhe gjithë qytetareve. Ato figura që ishin njerëz që shkrinë gjithë qenien e tyre në shërbim të atdheut, nuk meritojnë tu harrohet gjaku. Unë jam i bindur që drejtësia do të vihet në vend. Ajo mund të vonon, por jo të harron”, deklaroi Quni për arbresh.info para emërimit si Ministër i Mbrojtjes.
Në mesin e vrasjeve ende të pa zgjidhura është edhe vrasja e Ahmet Krasniqit në natën e 21 shtatorit të vitit 1998, në Tiranë.
Kolonel Ahmet Krasniqi ishte Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i qeverisë në ekzil dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK.
Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë është angazhuar që në momentin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese, kjo forcë të quhet Forcë e Armatosur e Republikës së Kosovës (FARK)./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...