Kreu i Skenderaj, Bekim Jashari, thotë se Qeveria e Kosovës nuk po i përgjigjet në kërkesën për të ndihmuar ekipet mobile që po shërbejnë në Jarinjë.
“Masa mbrojtëse të na sjellin. Niveli qendrorë të na furnizojë sepse ka dy javë ditë që kemi ekipe mobile në pikën kufitare në Jarinjë. Për këtë rast kemi kërkuar nga shteti por nuk kemi marrë përgjigje”, është shprehur Jashari për arbresh.info.
Ai thotë se përveç masave të marra nga Qeveria e Kosovës, kanë marrë masa edhe në nivelin komunal.
“Dhashtë Zoti mos të kemi asnjë rast. Jemi duke u mundu shumë për parandalimin e përhapjes, apo me e ngadalësu. Jemi komuna e parë që kemi ngritë tendë para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare që të kontrollohen pacientët dhe mos të hyjnë ata që mund të jenë të infektuar”, është shprehur Jashari.
Ai thotë se kanë bërë dezinfektimin e të gjitha rrugëve dhe hyrjeve të banesave në qytet.
Gjatë ditës, shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ndan 100 pako ushqimore në Skenderaj.
“Falënderoj të gjithë donatorët dhe shoqatën që kanë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike për të gjitha ata që janë raste sociale. Dje kemi pas një kontingjent, kanë pas edhe tjerë që do të vijnë sot. Edhe ne si komunë do të ju ndihmojmë”, është shprehur Jashari./arbresh.info/
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...