Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, mbrëmjen e së martës ka shfuqizuar vendimin e paraardhësit të tij, Ramush Haradinaj për tarifën doganore 100% ndaj mallrave me origjinë nga Serbia, por duke mbajtur në fuqi disa masa të reciprocitetit.
Sipas Qeverisë është instrument i marrëdhënieve mes shteteve sovrane i njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare përmes marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare.
E që nga hyrja në fuqi e vendimit në orën 00:00 të së mërkurës, deri pasdite në Kosovë nga shteti serbë kanë hyrë 16 maune me mallra.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Në procedurë doganore deri tani janë 16 maune me mallra me origjinë të Serbisë”, ka thënë ai.
Stavileci ka shtuar se sipas vendimit të Qeverisë këto maune po verifikohen nëse kanë certifikatat në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Duke u bazuar në vendimin e qeverisë për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim ne marrëdhëniet me Serbinë, ky vendim kërkon që për të gjitha certifikatat si fitosanitare po ashtu edhe veterinare si dhe dokumentacioni shoqërues të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë gjithashtu se dërgesat do të kthehen mbrapsht nëse dokumentacioni nuk është i kompletuar sipas vendimit.
“Nëse dokumentacioni nuk është sipas vendimit te gjitha dërgesat do të kthehen pas”, ka përfunduar ai.
Ndryshe Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbrëmjen e së martës ka miratuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Këtë vendim janë obliguar ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se zbatimi i këtij vendimi do të rishikohet së paku një herë në muaj. /arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...