Të trashëguar nga halla e tij, Vebi Kllokoqi që 30 vite merret me prodhimin e barnave alternative apo siç njihen ndryshe barna popullore.
Ekspert për prodhimin e një ilaçi natyral që përdoret për shërimin e hemorroideve, Kllokoqi thotë se është ilaçi më i kërkuar pasi që ofron shërim të sigurt.
Përpos kremit për shërimin e hemorroideve, Kllokoqi përpunon edhe krem për shërimin e majasilit, për flokë, për fytyrë, për dhimbje të shpinës dhe gjunjëve.
Por fillimisht Kllokoqi, tregon si e mësoi këtë zanat nga hallat e tij.
“Kur kam qenë i ri 18 vjet e kam pas një hallë në shkup e u merke me do ilaçe. Mua me porostike prej Gjilanit me ja dergu në Shkup. E që nga ajo i kam mësu qe 30 vite i maroj vet kto”, shprehet Kllokoqi.
Punën e parë që duhet bërë për të prodhuar këto kremra, është mbledhja e luleve dhe bimëve në natyrë.
“Me kalendar unë e bëj mbledhjen e bimëve. Sepse ato gjenden rrall. Ka bimë qe dalin vetëm për 2 javë në vit”, thotë ai
Të bëra nga duart e tij, kështu përgatiten kurat natyrale.
Recetën e mban sekret, por Kllokoqi thotë se i marrin kohë deri në 1 vit përgatitja e këtyre ilaçeve.
Ai tregon se kush ka nevojë me përdor këtë krem.
“Personat që hajn ushqime të thata kanë shumë nevojë t’i përdorin këto kreme” thotë ai.
Duke qenë se krijohen në mënyrë natyrale kurat popullore nuk japin efekte anësore.
E këto produkte prodhohen në fshatin Marec i cili përpos pamjes së bukur që ka na sjell edhe këto ilaçe bio./arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...