115 milionë euro më pak të hyra nga importi, eksporti rritet për 15%

08:40 | 11 Tetor 2020
L G

Të hyrat në Doganën e Kosovës kanë pësuar rënie rreth 115 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar, e gjithë kjo për shkak të situatës së pandemisë.

Mirëpo javëve të fundit duke se ka pasur përmirësim të situatës ekonomike, si rezultat edhe rritje e të hyrave.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për arbresh.info.

“Të hyrat e doganës si rezultat i pandemisë dhe ngadalësimit ekonomik jo vetëm në Kosovë por në tërë vendet e prekura nga pandemia kanë pësuar ulje, nëse krahasohen me periudhën paraprake (vitin 2019) pra për momentin kemi rreth 115 milionë më pak se viti i kaluar apo rreth 12% më pak, por javëve të fundit kemi para përmirësim të situatës ekonomike e që si rezultat ka pasur edhe rritje të hyrave”, tha Stavileci.

Stavileci po ashtu ka bërë të ditur llojet e mallrave që kanë hyrë në Kosovë.

“Kosova ka import të lloj llojllojshëm, importi i derivateve, importi i automjeteve, industria ushqimore, industria kimike etj. Janë llojet e mallrave më të importuara”, tha Stavileci.

Ai po ashtu përmend top 10 vendet të cilat importojnë më së shumti në Kosovë.

“Kosova kryesisht importon mallra nga vendet e ndryshme, por top dhjetë vendet sipas renditjes janë, Gjermania, Turqia, Kina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Italia, Greqia, Sllovenia, Bullgaria, Polonia”, deklaron Stavileci.

Ne këtë kohë pandemie po ashtu nuk ka munguar as eksporti i mallrave.

E sa i përket eksportit të mallrave, Kosova ka eksportuar më së shumti në Shqipëri, ku Stavileci thotë se ka pasur eksport 15% ma shumë se vitin e kaluar.

“Eksporti i Kosovës në këtë kohë është rritur në përgjithësi pasi vitin e kaluar kishim deri më 1 shtator të eksportuara 264 milionë, derisa këtë viti kemi 304, pra rreth 15% më shumë se viti i kaluar. Derisa më së shumti kishim eksport në Shqipëri me rreth 77 milion euro deri tani”, ka thënë Stavileci./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme